Ky do të jetë fituesi i Prishtinës sipas Haki Abazit

Ky do të jetë fituesi i Prishtinës sipas Haki Abazit

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka analizuar garën në Prishtinë dhe gjasat e kandidatëve se cili mund të dal i pari në zgjedhjet lokale. Shanset më të mëdha për të bërë një koalicion të gjerë në Prishtinë i ka kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, sipas Abazit. “Nëse PDK […]

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka analizuar garën në Prishtinë dhe gjasat e kandidatëve se cili mund të dal i pari në zgjedhjet lokale.

Shanset më të mëdha për të bërë një koalicion të gjerë në Prishtinë i ka kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, sipas Abazit.

“Nëse PDK është predispozuar së bashku me AAK të mos përkrah kandidatin e VV atëherë mendoj që shanset më të mëdha i ka kandidati i LDK që të bëj një koalicion të gjerë për Prishtinën në balotazh. Kjo mbetët të shihet sidomos pas konstituimit të parlamentit dhe qeverisë nesër apo nëse i gjithë vendi do të shkojë në zgjedhje lokale dhe nacionale përsëri”, ka thënë ai.

Abazi tha se formula të cilën Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka zgjedhur për qeverisjen në Prishtinë ka shumë gjasë që ta largojë atë nga posti i të parit.

Sipas tij, Vetëvendosje në Prishtinë kishte dalë e para falë votës së partive të tjera e sidomos të PDK-së, dhe jo vetëm nga votuesi i saj.

“Mendoj që ajo formulë që e ka zgjedhur Shpend Ahmeti, kryetar tani ka mundësi që ta largojë nga i pari i Prishtinës. Diferencën e votave në balotazh me Isa Mustafën, VV kishte arritur ta përmbysë duke ju falënderuar votës së partive tjera sidomos të PDK”, është shprehur Abazi.

Abazi e ka cilësuar garën në Prishtinë si shumë interesante dhe kandidatet po i sheh si kandidatët të cilën kanë zëvendësuar gjeneratën e vjetër.

“Në zgjedhjet lokale të këtij viti gara për Prishtinën do të jetë shumë interesante. E para se të gjithë kandidatet janë të rinj dhe të gjeneratës që po e zëvendëson gjeneratën e vjetër. Kjo është gjenerata e laptopit dhe të gjithë kanë çka të ofrojnë. Shpresoj që kandidimi tyre do ta relaksoj periudhën paszgjedhore kur është domosdoshme që të bashkëpunohet për të arritur ekfektshmërinë qeverisjes dhe kontrollit e llogaridhënies por edhe kalimin e ligjit për Prishtinën që është i domosdoshme për të liruar kapacitetet e zhvillimit të kryeqendrës ashtu si i ka hije një kryeqyteti”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?