Ky pritet të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, nuk është Lirak Çelaj

Memli Krasniqi ka marrë mbështetje të madhe nga Partia Demokratike e Kosovës që të garojë në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës. Indeksonline mëson se kryesia e partisë, në bazë të disa sondazheve të brendshme, ka vlerësuar që Krasniqi është personi i duhur që mund ta përfaqësoj PDK-në në garën për kryeqytetin. Ndërsa, duke iu […]
Indeksonline mëson se kryesia e partisë, në bazë të disa sondazheve të brendshme, ka vlerësuar që Krasniqi është personi i duhur që mund ta përfaqësoj PDK-në në garën për kryeqytetin.
Ndërsa, duke iu referuar këtij sondazhi, Lirak Çelaj i cili konsideroje si favoriti kryesor për zgjedhjet e 22 tetorit, por që i njëjti nuk është se ka fituar ndonjë simpati të madhe tek elektorati prishtinas.
Ndryshe, Krasniqi pritet që në garën e komunës më të madhe në Republikën e Kosovës të ballafaqohet me Shpend Ahemtin e Vetëvendosjes, Ismet Beqirin e LDK-së, Arbër Vllahiun e AAK-së si dhe disa kandidat të partive më të vogla. /Indeksonline/












