Ky ishte plani i Milaim Zekës për seancën e kaluar: Nuk m’u dha fjala, nuk munda…

Deputeti i PAN-it, Milaim Zeka ka thënë se ka pasur në plan ta propozojë veten për kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit konstituive, por nuk ka mundur ta bëj për shkak se nuk i është dhënë fjala “Në seancën deshta me vetpropozu veten, po sma dhanë fjalën. Sma dha Adem Mikullovci”, tha […]
Deputeti i PAN-it, Milaim Zeka ka thënë se ka pasur në plan ta propozojë veten për kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit konstituive, por nuk ka mundur ta bëj për shkak se nuk i është dhënë fjala
“Në seancën deshta me vetpropozu veten, po sma dhanë fjalën. Sma dha Adem Mikullovci”, tha Zeka në Klan Kosova, shkruan Periskopi.
Zeka thotë se këtë do ta bënte si indinjatë ndaj shtyrjes së vazhdueshme të seancës konstituive për shkak të PDK-së.
Ai po ashtu ka thënë se nëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bën 60 vota, ai dhe Bilall Sherifi do ta votojnë Kurtin për kryeministër, duke ia bërë 62 vota. /Periskopi/












