Ky është reagimi i malazezëve të Kosovës pas fjalimit të ambasadores Çitaku në KS të KB

Ky është reagimi i malazezëve të Kosovës pas fjalimit të ambasadores Çitaku në KS të KB

Shoqata e Malazezëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka mirëpritur fjalën e Vlora Çitakut, ambasadores së Republikës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur ditë më parë. Ajo në fjalën e saj ndër të tjera theksoi se “Kosova është shtet i pvarur që u përket të gjithë qytetarëve […]

“Fjalët e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut, të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, se Kosova është shtet i pavarur që u përket të gjithë qytetarëve të saj – shqiptarëve, serbëve, malazezëve, romëve, turqve dhe gjithë të tjerëve është konfirmim i përkushtimit të sinqertë dhe i gatishmërisë së institucioneve të Kosovës se komuniteti malazias brenda një afati sa më të shkurtër të bëhet kategori kushtetuese. Fjalët e saj në organin më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara na bëjnë të besojmë dhe konfirmojnë se përpjekjet tona dhe mundi i investuar për zgjidhjen e pozitës kushtetuese juridike dhe përfaqësimin adekuat në Kuvendin e Kosovës nuk kanë qenë të kota. Misioni që ka filluar Shoqata e Malazezëve të Kosovës pa dyshim do të përmbyllet me sukses dhe mbi të gjitha do të arsyetojë ekzistimin tonë”, thuhet në komunikatë.

Në fund të komunikatës theksohet se “dëshirojmë të bëjmë të ditur se malazezët e Kosovës pajtohet plotësisht me ambasadoren Çitaku se ringjallja e idesë për zgjidhje sipas vijës etnike është e rrezikshme për rajonin dhe si e tillë madje as që duhet të shqyrtohet, por duhet të hidhet poshtë”.

Komunikata është nënshkruar nga Sllobodan M. Vujiçiq, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së malazezëve të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?