Ky është moti në Shqipëri për ditët në vijim (Foto)

Gjatë orëve të vona të ditës së sotme pritet që në veri të Shqipërisë të nisin reshjet e shiut, për të vijuar gjatë ditës së nesërme në gjithë territorin e vendit. Sipas meteoalb gjatë ditës së hënë temperaturat do të pësojnë një rënie me 3 gradë. TABLOJA E RESHJEVE: Në orët e vona të mbrëmjes […]
Sipas meteoalb gjatë ditës së hënë temperaturat do të pësojnë një rënie me 3 gradë.
TABLOJA E RESHJEVE: Në orët e vona të mbrëmjes një sistem vranësirash do të vendoset mbi territor duke gjeneruar shira fillimisht në veri dhe gradualisht pas mesnatës shirat përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.
Në kushtet e vranësirave dhe shirave territori mbetet gjatë natës por në orët e para të së hënës, shirat zhvendosen kryesisht në zonat jugore.
Temperaturat: sot kanë pësuar një rënie të lehte me 1 – 2°C ndërsa e hëna sjell një rënie me 3°C gjatë mëngjesit por një rënie të theksuar gjatë mesditës.













