Ky është mesazhi i Pacollit nga Berlini

Ky është mesazhi i Pacollit nga Berlini

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nga Berlini, ka porositur se duhet të lihen anash interesat politike dhe të punohet për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai ka marrë shembull ish -shefin e liberalëve gjerman, Hans Dietrich-Genscher,  i cili sipas tij kur ishte interesi i shtetit në pyetje, duke lënë anash interesin e partisë së tij vendoste […]

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nga Berlini, ka porositur se duhet të lihen anash interesat politike dhe të punohet për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka marrë shembull ish -shefin e liberalëve gjerman, Hans Dietrich-Genscher,  i cili sipas tij kur ishte interesi i shtetit në pyetje, duke lënë anash interesin e partisë së tij vendoste konform interesave nacionale të shtetit të tij.

Pacolli është zotuar se do bëjë çmos për t’ia kthyer emrin dhe imazhin e mirë shqiptarëve, si dhe së bashku me njerëzit e punës dhe të dijes, do të bëjë krejt çka është e mundur dhe e nevojshme për të mirën e vendit tonë.

Postimi i Pacollit:

Miq të dashur, kurdo që vij në Berlin, në këtë vend mik, ndihem mirë, por edhe motivohem më shumë për punë dhe mirëqenie të vendit tim, Kosovës së dashur, këtu në vendin e mikut të madh të Kosovës, tani i ndjeri dhe legjenda e diplomacisë gjermane, Hans Dietrich-Genscher, ish shef i liberalëve gjerman, i cili kur ishte interesi i shtetit në pyetje, duke lënë anash interesin e partisë së tij vendoste konform interesave nacionale të shtetit të tij.

Ai së bashku me Helmut Kohlin e partisë tjetër, e shkruan historinë e re të Gjermanisë, të bashkimit kombëtar dhe shtetëror të tyre si komb, dhe atë e arritën me punë permanente dhe sakrifica të mëdha njerëzore dhe financiare, me bashkëpunim korrekt me partnerët e tyre perëndimorë në krye me SHBA-të, me Aleancën ushtarake Verio-atlantike dhe në komunikim intenziv me ish bashkimin sovjetik.

Tani Gjermania është shembull i demokracisë dhe zhvillimit ekonomik, i mirëqenies dhe barazisë kulturore dhe sociale. Këtu njeriu ndihet si në shtëpinë e dytë të tij, siç thoshte shpeshherë presidenti Ibrahim Rugova.

Në takimet intensive, këtu edhe njëherë kuptova qartë se çdokush në këto ditë të vështira që po kalon Kosova duhet të lenë anash interesat personale e partiake e të vepronë konform interesave nacionale. Kosovës i nevojitet tani udhëheqësi gjithëperfshirëse e cila do ta nxirrte atë nga ngërçi politik sepse Kosova ka humbë mjaftë ekonomikisht dhe është dëmtuar shumë zhvillimi i saj për shkaqe të bllokadës politike e cila e ka kapluar vendin më shumë se dy muaj!

Mjerisht, një pjesë e shëndosh e rinisë tonë dhe e ekspertëve kanë ikur jashtë vendit për të kërkuar jetë më të mirë, dhe këtë nuk duhet ta lejojmë në asnjë mënyrë që të ndodhë në të ardhmen. – Duhet të tregohemi të guximshëm në punë dhe veprime të shpejta për ta ndaluar menjëherë zbrazjen e Kosovës nga të rinjët tanë.

– Duhet t’i ndihmojmë bizneset e vogla, të mesme si dhe t’i garantojmë investitorët e mëdhenj përendimor për investime në Kosovë.

– Unë do bëjë çmos për t’ia kthy emrin dhe imazhin e mirë shqiptarit, si dhe së bashku me njerëzit e punës dhe të dijes, do të bëjë krejt çka është e mundur dhe e nevojshme për të mirën e vedit tonë.

Kosova meriton më shumë dhe do bëjmë gjithçka për ta zhvulluar atë, duke i plotësuar aspiratat e atdhetarëve tanë që nuk kursyen asgjë nga jeta e tyre, që neve sot të jemi të lirë dhe shtet i pavarur..

Miqësisht ju përshëndes nga vendi ku demokracia nuk është vetëm shprehje gojore, por është sakrificë, punë, angazhim si dhe patriotizëm modern për çdo qytetarë, pa dallim!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?