Gramoz Ruçi, kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se kreu i ri i Kuvendit do të jetë Gramoz Ruçi. “Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne […]
Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, tha ai.
Më pas Rama shtoi se Taulant Balla do të jetë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.“Për grupin e ri parlamentar largimi i Gramozit do të jetë një sfidë më vete që nuk do ta dëshironim. Zëvendësimi i kryetarit të grupit duhet të jetë prioritet i parë dhe i menjëhershëm. Duke çmuar lart përkushtimin e vecantë dhe integritetin politik, të Taulant Ballës, si nënkryetar i grupit, besoj që është gjëja e duhur që Taulanti të marrë drejtimin e grupit parlamentar”, tha Rama.












