Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Dardanës

Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Dardanës

Vetëvendosje ka përzgjedhur si kandidat në garën për kryetar të Dardanës, Qëndron Kastratin. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kastrati me anë të një statusi në Facebook duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që që Dardanës së nëpërkëmbur t’ia kthejnë buzëqeshjen   Ky është statusi i plotë i tij: Të dashur aktivistë e bashkëqytetarë, […]

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kastrati me anë të një statusi në Facebook duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që që Dardanës së nëpërkëmbur t’ia kthejnë buzëqeshjen

 

Ky është statusi i plotë i tij:

Të dashur aktivistë e bashkëqytetarë, Zgjedhjet e 11 qershorit ishin një konfirmim popullor për rrugën tonë të drejtë. Nuk ka Republikë pa vetëvendosje, ajo është themeli i saj. Qytetarët gjithandej Kosovës ndëshkuan krimin, korrupsionin e keqqeverisjen, duke ia hapur derën ndryshimeve të domosdoshme. Pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje nuk mund të mos ishte edhe Dardana. Mbështetja për Lëvizjen në Dardanë ishte e jashtëzakonshme. Lëvizja prinë bindshëm me numrin e votave të fituara. Ndryshimi në nivel Republike nuk është i plotë pa u përcjellur me një varg fitoresh nëpër secilen komunë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në mënyrë që kjo fitore të jetë sa më e madhe (sa ndryshimet që do t’i bëjmë), secili prej nesh ka angazhim e detyra konkrete.

Kësaj here, detyra ime kërkon përgjegjësi të lartë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ma ka besuar kandidaturën për Kryetar të Komunës në Dardanë.

Të dashur qytetarë të Dardanës, Në Dardanë, si në mbarë vendin janë ndërruar fytyrat, por ka mbetur e njejtë logjika qeverisëse. Qytetarëve u janë shkelur të drejtat, iu është zhvatur e uzurpuar pasuria. Kam qenë fatlum që gjatë 4 viteve të qeverisjes së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kam qenë Shef i Grupit të Asamblistëve në Prishtinë. Veç kontributit tim modest, e kam përcjellur nga afër dhe kam mësuar nga puna e bërë në Prishtinë, jam njohur edhe me natyrën e problemeve të pushtetit lokal. Ditëve në vijim do t’i vizitojmë të gjitha vendbanimet, do të degjojmë hallet e vështirësitë me të cilat përballeni ju. Pas kësaj, bashkë me ekipin tonë në Dardanë do të punojmë për ta publikuar Alternativën Qeverisëse të VETËVENDOSJE!-s në Dardanë. Ky program, bashkë me angazhimin tonë do t’ia kthejë komunën qytetarëve. Ata do të jenë përfitues të shërbimeve, dhe jo shërbyes të pushtetarëve. Zotohem se do të bëjë gjithçka brenda potencialit tim që Dardanës së nëpërkëmbur t’ia kthejmë buzëqeshjen!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?