Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës që kishte ‘vjedhur’ veturën e shtetit (Foto)

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës që kishte ‘vjedhur’ veturën e shtetit (Foto)

Emin Krasniqi, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Kamenicës, gjatë vitit 2014 kishte vjedhur veturën e shtetit për katër muaj dhe duke i harxhuar më shumë se 3 mijë e 700 euro karburante. Sipas raportit të vitit 2014 nga Zyra e Auditorit Gjeneral, Krasniqi që shërbente asokohe si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, […]

Sipas raportit të vitit 2014 nga Zyra e Auditorit Gjeneral, Krasniqi që shërbente asokohe si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, e kishte përdorur jashtëligjshëm veturën zyrtare për katër muaj. Ai e kishte mbajtur veturën e shtetit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si zv/ministër.

“Vetura zyrtare 3Z-009-08 në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë në shfrytëzim nga zëvendës ministri. Kjo veturë është dashur të kthehet në ministri me rastin e përfundimit të mandatit në dhjetor 2014. Sipas zyrtarit përgjegjës në ministri, vetura është rikthyer në muajin prill 2015”, thuhej në raportin e auditorit.

Ndërkaq, sipas po të njëjtit raport të Auditorit të Përgjithshëm, Krasniqi gjatë kësaj kohe kishte arritur t’i shpenzonte më shumë se 3 mijë e 700 euro, raporton Insajderi.

“Ne kemi testuar faturat për karburante dhe kemi identifikuar se për muajt dhjetor 2014, janar, shkurt dhe mars 2015 kanë ndodhur shpenzimet në mënyrë jo të rregullt. Vlera totale e furnizimit për këtë periudhë është 3,745€”, sqarohej më tej në raportin e auditorit.

Krasniqi ka arritur të fitojë besimin e Degës së PDK-së në Kamenicë që të kandidohet për kryetar të komunës së Kamenicës, duke e mposhtur kryetarin aktual të kësaj komune Begzad Sinani.

Begzad Sinani, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës kishte fituar dy mandate për të qenë kryetar i komunës së Kamenicës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?