Ky është kandidati i NISMA-s për kryetar të Drenasit

Nisma për Kosovën do të garojë përsëri me Isa Xhemajlaj në Drenas në zgjedhjet lokale. Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshmet në këtë komunë të mbajtura në fund të vitit të kaluar, por që kishte humbur në balotazh ndaj kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci. Lajmi.net mëson nga burime brenda […]
Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshmet në këtë komunë të mbajtura në fund të vitit të kaluar, por që kishte humbur në balotazh ndaj kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Lajmi.net mëson nga burime brenda Nismës për Kosovën se në zgjedhjet e 22 tetorit, kjo parti ka vendosur që të garojë me Isa Xhemajlaj për Drenasin.
Kandidimin e tij në zgjedhjet e 22 tetorit e ka konfirmuar për lajmi.net Isa Xhemajlaj.
Madje ai është shprehur i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e tetori.
“Po do të jem kandidatë për kryetar të Drenasit. Unë i ka sjellë fitore Nismës, duke dërguar PDK-në në balotazh në bastionin e saj. Kësaj radhe fitoren e kamë të sigurt”, është shprehu ai për lajmi.net
Nisma do të garojë në të gjitha komunat, ndërsa deri tani ka zyrtarizuar Zafir Berishën për Prizrenin, Fazli Hoxha, Gjakovë dhe në Malishevë me Ragip Begaj kryetar aktual i kësaj komune.












