Ky është Elvis Presley i Azisë

Ky është Elvis Presley i Azisë

Nga kjo fundjavë do të ketë çdo vit edhe një konkurs “Elvis Presley i Azisë” dhe adhuruesit e ikonës së Rock n Roll-it në këtë pjesë të botës, nuk mund të jenë më të kënaqur se kaq. 23 pjesëmarrës nga Filipinet, Tajlanda, Japonia, Singapori, Malajzia dhe Australia iu bashkuan garës së mbajtur njëkohësisht si homazh […]

Nga kjo fundjavë do të ketë çdo vit edhe një konkurs “Elvis Presley i Azisë” dhe adhuruesit e ikonës së Rock n Roll-it në këtë pjesë të botës, nuk mund të jenë më të kënaqur se kaq.

23 pjesëmarrës nga Filipinet, Tajlanda, Japonia, Singapori, Malajzia dhe Australia iu bashkuan garës së mbajtur njëkohësisht si homazh në 40 vjetorin e këngëtarit legjendar.

Secili me kostume të ndryshme, konkurrentët u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë të famshme të idhullit të tyre, si “I’ve Lost You”, “You Gave Me a Mountain” apo “Jailhouse Rock”.

Në gjykimin e jurisë do të zinte vend aftësia për të imituar karizmën e këngëtarit të madh, si dhe pamjen e jashtme apo lëvizjet tipike të tij.

Garën e fitoi filipinasi Jun Espinosa, i cili u shpërblye me një udhëtim falas në vendlindjen e Elvisit,  Graceland.

Organizatori i konkursit Douglas Masuda sqaroi se dëshira e tij dhe e bashkëpunëtorëve është përjetësimi i trashëgimisë së artistit të madh që ndërroi jetë papritur, nga një atak në zemër, në moshën 42 vjeçare, si dhe afrimi i figurës së mbretit të rokut me brezin e ri.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya