Kuvendi mblidhet nesër, ende pa marrëveshje

Kuvendi mblidhet nesër, ende pa marrëveshje

Nesër, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci. Seancat e kaluara dështuan pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin […]

Seancat e kaluara dështuan pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit.

Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në seancën e radhës, pasi kanë kërkuar konsultime shtesë.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kryesuesi i seancës konsituive deputeti Adem Mikullovci është duke bërë gabime, pasi që, siç shprehet ai, më shumë është duke e ndjekur politikën e Vetëvendosjes, sesa të unifikimit të spektrit politik.

“Ne e kemi bërë të qartë se pa takime konsultative, pa takime të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare, nuk do të marrim pjesë në seancë”, deklaron Lekaj.

Drejtuesit e partive politike që janë pjesë e këtij koalicioni, Kadri Veseli(PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (NISMA) kanë zhvilluar të shtunën një takim me Ukë Rugovën, vëllanë e deputetes Teuta Rugova.

Zyrtarët e partive politike thonë thënë për Radion Evropa e Lirë, se takimi është mbajtur për të thelluar vazhdimin e bashkëpunimit dhe, siç thanë ata,është biseduar për formimin sa më shpejt të institucioneve të Kosovës.

“Familja Rugova i ka kuptuar drejt dhe mirë proceset që po zhvillohen në Kosovë dhe në këtë drejtim, si familje emblematike, e ka dhënë gjithë kontributin për zhbllokimin e situatës dhe në suaza të kësaj, janë edhe takimet e tilla”, thekson Lekaj.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë 10 ditëve të ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas të formohet edhe Qeveria e re e Kosovës.

“Tani jemi në tendencë ose në përpjekje që ta rikthejmë seancën. Seanca rikthehet pas dakordimit të partive politike, por nuk mund të kthehet njëanshëm. Dhe, mendoj se duhet të shfrytëzohen konsultat për dakordim për seancë. Ka terren, pra 10 ditë nga sot, ka terren për mbajtjen e seancës, por nxitimi edhe thirrja e seancës njëanshëm nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Haradinaj.

Nga ana tjetër, edhe i nominuar nga koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e Kosovës do të formohen shpejt. Veseli ka deklaruar të shtunën për mediet në Prizren se Kosova, brenda 10 ditëve, do t’i ketë institucionet e reja.

Veseli ka pohuar se Kosova shpejt do ta ketë Kuvendin dhe Qeverinë e re dhe sipas tij, i mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, është në fazën përfundimtare të konsultimeve me partitë politike.

Nga ana tjetër, Shkodran Hoti, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se mospjesëmarrja e PAN-it në seancë, siç shprehet ai, “është përgënjeshtrim i asaj që deklaronin ata për numrat dhe vërtetim i asaj që e thoshim ne”.

“PAN-i po mundohet ta zvarritë konstituimin e Kuvendit, sepse nuk i ka numrat e mjaftueshëm, as për kryeparlamentar, e as për kryeministër. Duke qenë në panik, ajo që po do PAN-i, është blerja e kohës me kërkesa për takime konsultative e bojkotim të seancës, dhe rrjedhimisht po shkaktojnë bllokadë institucionale”, thotë Hoti.

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, aktualisht kryeministër në detyrë, në një postim të llogarinë e tij në facebok, shkruan se koalicioni i LDK -së nuk është duke e bllokuar krijimin e institucioneve, porse situatën po e mban peng koalicioni i PDK-së.

“Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qëndrimin e LDK-së, mashtrohen kot! Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore. Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që t’i qartësojë qëndrimet për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do t’i adresojmë çështjet specifike”, shkruan Mustafa.

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit