Kusari-Lila: Pranojmë qeveri gjithëpërfshirëse, por kemi disa kushte

Kusari-Lila: Pranojmë qeveri gjithëpërfshirëse, por kemi disa kushte

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e vlerëson pozitive opsionin i cili po përmendet kohëve të fundit rreth krijimit të një qeveri gjithëpërfshirëse. Mirëpo, ajo thotë se me implementimin e një plan të tillë do të prishën të gjitha matematikat e partive të cilat aktualisht po pretendojnë ekzekutivin. Në një intervistë për “Indeksonline”, deputetja e “Alternativës” […]

Në një intervistë për “Indeksonline”, deputetja e “Alternativës” tregon se duhet që paraprakisht të gjithë të ripozicionohen në pozitat e veta e mandej të shikohet se cilat janë mundësitë tjetra për formim të institucioneve.

“Opsioni për qeveri gjithëpërfshirëse është opsioni i cili nënkupton heqjen dorë edhe të kërkesave dhe posteve që sot i mbajnë me kaq ngulm. Dmth, një rikonstrukturim komplet dhe ripozicionim i gjitha forcave e ajo do të bëhet me një konsensus të gjerë politik. Nuk mundet me shku si dëshirë “po z.Haradinaj është kandidati për kryeministër dhe ne gjithë duhet t’ia akomodojmë dëshirën për tu bërë kryeministër”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila komentoi edhe deklarimet e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, rreth asaj që PAN-i mund të mos marrë pjesë në seancën e nesërme.

“Mendojë që tash është mungesë serioziteti me ardhë me zgjidhje të reja përderisa deri dje apo sot në mëngjes është deklaru që shpejt do të votohet qeveria. Në një far forme po vërehet që e para nuk ka një vizion të ndërtim të mirëfilltë të qeverisë dhe e dyta që nuk ekziston  forca politike e cila do e mbështeste një qeveri”, ka thënë ajo.

Sipas Kusari-Lilas, në cilin do variant nuk munden mu prezantu ofertat ose propozimet e reja përmes kushtëzimeve. Ajo thotë se e rëndësishme është që të tregohet seriozitet dhe besim në institucione duke marrë pjesë në seancë dhe me kalu në procesin demokratik të votimit.

“Mospjesëmarrja në seancë po është marrje peng e institucioneve të Kosovës si rrjedhojë e ambicieve personale të një apo dy individëve në kuadër të PAN-it. Nuk i shoh konferencat për media si vend ku prezantohen dëshirat, s’po flasmi për qejfbërje të z.Haradinajt as dikujt tjetër. Nëse ka ndonjë ide që ja vlen të shqyrtohet dhe ka bazë të mirëfilltë atëherë është Kuvendin i Republikës. Prandaj, para se të therrët konferencë ai duhet të vie në Kuvend dhe të gjinden zgjidhjet”, ka thënë ajo. /Indeksonline

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?