Kusari-Lila flet për bisedimet midis LDK’së dhe VV’së

Kusari-Lila flet për bisedimet midis LDK’së dhe VV’së

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar bisedimet mes LDK-së e VV-së. Ajo tha se bisedimet mes LDK e VV-së janë të domosdoshme, dhe se edhe më parë kanë bërë thirrje që këto bisedime të vazhdojnë. Kusari- Lila më tej ka thënë se Alternativa e AKR do […]

Ajo tha se bisedimet mes LDK e VV-së janë të domosdoshme, dhe se edhe më parë kanë bërë thirrje që këto bisedime të vazhdojnë.

Kusari- Lila më tej ka thënë se Alternativa e AKR do të jenë të përfshira në këto bisedime.

“Bisedimet mes LDK-së e VV-së janë të domosdoshme, janë diçka për të cilën ne kemi bërë thirrje edhe më herët. Edhe ne jemi të përfshirë në këto diskutime, jemi në bisedime edhe me AKR-në, do të thotë me të gjitha palët pra janë në kontakt”, ka thënë Lila për Gazeta Blic.

Pas përfundimit të këtyre bisedimeve ajo ka thënë se pret të ketë rezultate, të cilat dërgojnë deri të formimi i institucioneve dhe dalja nga kriza politike.

“Pasi kanë nisur bisedimet, presim me pas rezultat konkret dhe të fillojmë me proceset shumë të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është në koalicion me partinë Alternativa dhe AKR-në.

Ndryshe sot Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje kanë nisur sot bisedimet për harmonizim të programeve dhe me qëllim sigurimit të 61 vota si opsion alternativ qeverisës ndaj PAN.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se sot ka pasur një takim mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe Albin Kurtit./GazetaBlic.com/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?