Kusari-Lila dhe Ilir Deda kërkojnë para

Kusari-Lila dhe Ilir Deda kërkojnë para

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas dhe Ilir Dedës nëpërnjet një letre u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të Republikës për mbështetje financiare për subjektin e tyre. “Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë”, thuhet ndër të tjera. Letra e plotë: Partia politike […]

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas dhe Ilir Dedës nëpërnjet një letre u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të Republikës për mbështetje financiare për subjektin e tyre.

“Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë”, thuhet ndër të tjera.

Letra e plotë:

Partia politike “Alternativa”, e regjistruar zyrtarisht me 24 Korrik të këtij viti dhe me profil liberal demokratik, bënë ftesë për mbështetje financiare nga gjithë qytetarët e Kosovës të cilët duan jetësimin e synimeve dhe qëllimeve të këtij subjekti.

Alternativa si parti me program liberal demokratik është e vendosur që të punojë drejtë krijimit të një shoqërie ku vlerat e barazisë, drejtësisë dhe lirisë të triumfojnë.

Diskursi politik në vend ka krijuar një boshllëk në mes të nevojave të qytetarevë dhe prioriteteve të qeverisë, gjë e cila ka rezultuar në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet dhe qeverinë.  Qytetarët kanë humbur besimin në shkollat, spitalet, mediumet e informimit dhe jo vetëm. Kështu, është krijuar një atmosferë letrargjie në vend ku qytetarët e Kosovës ndihen të lënë anash, të pashpresë e të paperspektivë.

Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë.

Andaj, për të jetësuar qëllimet dhe vizionin e partisë “Alternaiva” kemi nevojë për ndihmën e gjithë juve.  Theksojmë se secili donacion dhe secila ndihmë është tejet e rëndësishme për ne dhe cila do shumë ka vlerë të madhe për ne se tregon besimin tuaj në vizionin tonë.

Deri tani kemi arritur të jemi aktiv në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri. Në të gjitha këto komuna kemi zyre aktive dhe administrator të cilët iu shërbejnë këshillave inicues të partisë.  Megjithatë, synimi ynë është shtrirja në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i gjitha grupeve etnike dhe shoqërore në subjektin tonë.

Sfida e radhës për ne dhe demokracinë e Kosovës janë zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 Tetor, 2017. Alternativa do të garojë në këto zgjedhje si subjekt i pavarur me kandidatët më të mirë si përfaqësues të interesave të qytetarëve.

Për t’u realizuar qëllimet dhe synimet tona të përbashkëta, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Për të qenë pjesë e mbështetjës dhe ndërtimit të Alternativës, ju lusim të na kontaktoni në ketë email adresë: [email protected] për sqarime dhe detaje rreth mënyrës së dhurimit të kontributeve.

Me respekt,

Partia Politike “Alternativa”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?