Kurti: PDK në pikën më të ulët historikisht, po tenton ta bartë krizën partiake në institucione

Kurti: PDK në pikën më të ulët historikisht, po tenton ta bartë krizën partiake në institucione

Albin Kurti në një shkrim në Facebook ka sqaruar se si PDK po tenton të krijojë opinionin se në vend ka krizë. Por ai thotë se Kosova nuk është në krizë. Ai thotë se në fakt, PDK është në krizë dhe kjo parti sipas tij po mundohet ta bartë këtë krizë në institucione. Shkrimi i […]

Albin Kurti në një shkrim në Facebook ka sqaruar se si PDK po tenton të krijojë opinionin se në vend ka krizë.

Por ai thotë se Kosova nuk është në krizë. Ai thotë se në fakt, PDK është në krizë dhe kjo parti sipas tij po mundohet ta bartë këtë krizë në institucione.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Institucionalizimi i krizës partiake

Nuk përdoren fjalë që të ndërtohen fjali që të shprehet kuptim. Më parë, thuhen fjali që të përdoren fjalë, që të përdoret një fjalë, për të shprehur dominim. Qëllimi i fjalive është frekuenca e përdorimin të fjalës ‘krizë’, që nuk konstaton gjendjen (e dëgjuesit) sa projekton dëshirë (të folësit).

Etimologjia e fjalës ‘krizë’ nga latinishtja e ka kuptimin e pikës së kthesës në një sëmundje. Po pra, duke na thënë që jemi në krizë, duan të na hospitalizojnë, të na shndërrojnë në pacientë, pacientë që presin, pacientë që duhet të kenë durim, në përputhje me etimologjinë e fjalës pacient: të vuash, të presësh të pësosh vuajtjen me durim, nga latinishtja.

Jemi në krizë? Njëmend? Çfarë krize? Kush po thotë? Për kënd po thonë? 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ultë historikisht. 23 deputetë. Vetëm 23 deputetë. Ajo në opozitë kishte më shumë deputetë sesa tash që synon sërish qeverisjen me kaq pak deputetë. Udhëheqja e PDK-së ka gabuar. Një mëngjes të mugët pas një ndeje të harrueshme është zgjuar si djathtiste me parullën ‘Familja, Prona, Shteti’. Ka braktisur qytetarin e shoqërinë, individin e publiken, kombin dhe republikën. Jo vetëm që ka gabuar. Ajo nuk ka mundur të gabojë më shumë se kaq.

Kriza e kësaj partie, kriza e një partie, po synon të institucionalizohet, të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten da transformojë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik.

Ata që i kanë kapur institucionet duan që kriza e tyre t’i kaplojë institucionet. Që populli të vuajë e të presë, si pacient e në spital, të pasivizohet e të rikthehet në spektator, që shikon e dëgjon mjekun, tërë sy e vesh e… pa zemër. Kjo kundërthënie është e vjetër sa vetë politika: në njërën anë shteti i kapur sepse kapësit e shtetit, në anën tjetër, lëvizja progresive sepse demokracia qytetare.

Duke u vënë kurthe të tjerëve, PDK-ja ka pësuar vetë: nga fitorja në fitore, deri në humbjen përfundimtare. Prej tri kurtheve që u përgatisin të tjerëve, krerët e PDK-së tashmë bien vetë brenda në katër sosh. Kurthimi bëhet kurth për kurthuesin. Paul Valery thoshte: “Ruhu prej aftësisë më të madhe që ke, se ajo ta sjell fundin”.

Qytetarët duan një shtet për të qenë, një shtet të mirëqenies. Republika jonë e përbashkët nuk do të ndalet prej një partie në krizë e prej krizës së asaj partie. Dhe, nuk ndalet dyfishimi i 11 qershorit. Shënojeni 22 tetorin në kalendar. Kriza është e tyre. E ardhmja është e jona. Sepse me zemër

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?