Kurti e turpëron Veselin në Kuvend: Ikët nga zgjedhjet e 11 qershorit, udhëroni sot – matuni

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës. Ai e ka ftuar Veselin që ta matë veten në Kuvend si kandidat për kryetar Kuvendi, duke thënë se ai nuk kishte guxuar që të dalë si kandidat për […]
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai e ka ftuar Veselin që ta matë veten në Kuvend si kandidat për kryetar Kuvendi, duke thënë se ai nuk kishte guxuar që të dalë si kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Periskopi.
“Urdhnoni zoti Veseli matuni. Propozojeni zotin Veseli dhe matuni. Salla është plot, matuni. Më 11 qershor nuk keni guxuar të mateni si kandidat për kryeministër. Sot nuk guxoni të mateni si kandidat për kryetar Kuvendi. Udhëroni, matuni”, i është drejtuar Kurti Veselit, raporton Periskopi.
Tutje Kurti ka thënë se për faj të PDK-së, deputetët kanë mbetur pa Kuvend të konstituuar.
“Ne jemi deputetët që kemi ngelur pa Kuvend. Deputeti pa Kuvend të konstituar është si qyetari pa shtet. Jetojmë në kohë të hipokrizive të mëdha. Është bërë e qartë se krerët e PDK-së flasin atë që s’janë. Thonin se i kanë numrat dhe nuk vinin në Kuvend për ta dëshmuar. Ata thonë se janë për demokraci, por nuk po e pranojnë votën e qytetarëve që kanë vendosur për ndryshim”, tha ai.
Për Kurtin, Veseli është thjesht humbës i zgjedhjeve, por po asht është edhe kundër institucioneve dhe demokracisë. /Periskopi/












