Kryetari i Shkupit: Kam punuar edhe për shqiptarët

Kryetari i Shkupit: Kam punuar edhe për shqiptarët

Thuajse në çdo llogaridhënie të tij, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski është lavdëruar për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Todorvski Karposh”, “Sllovenija” ose ndryshe e njohur si rruga e plastikave dhe bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, në komunë të Butelit dhe asaj të Çairit. Sipas Trajanovskit, të gjitha punimet ndërtimore të zhvilluara deri më sot për […]

Thuajse në çdo llogaridhënie të tij, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski është lavdëruar për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Todorvski Karposh”, “Sllovenija” ose ndryshe e njohur si rruga e plastikave dhe bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, në komunë të Butelit dhe asaj të Çairit.

Sipas Trajanovskit, të gjitha punimet ndërtimore të zhvilluara deri më sot për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Tododrovski Karposh” janë një arritur e madhe e qytetit, por duke harruar së punimet në teren po zhvillohen për vite të tëra dhe assesi të arrijnë në fund. Trajanovski arsyetohet se janë paraqitur probleme të pronësore juridike, raporton Alsat M.

Bëhet fjalë për vendbanim të dendur që kanë shumë çështje të pazgjidhura pronësore juridike, kështu që realizimi i këtij projekti është i vështirë. Ne tentuam disa herë, bëmë disa projekte trafiku të cilat duhet të tregojnë deri ku mund të vazhdojë kjo rrugë dhe vlerësojë se pasojat do të ishin të mëdha randaj edhe u ndalëm këtu. Pas shumë bisedimeve, ju e dini se kur duhet të rrënojmë ndonjë objekt bisedimet janë të gjata, arritëm të merremi vesh, shtëpia është rrënuar, mbetet objekti që është ngjitur me shtëpinë- deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Ndërkohë, Trajanovski që në vitin 2013 kishte paralajmëruar rikonstruimin e bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase” në kufi të komunës së Çairit dhe asaj të Butelit, por deri më sot në këtë rrugë janë bërë vetëm arnime. Edhe kësaj radhe Trajanovski gjeti arsye për mos realizimin e premtimeve.

Unë dua t’ju përkujtoj se kemi filluar atje të punojmë, janë duke u hequr të gjitha trotuaret. Shumë shpejt do të fillojë gërryerja e asfaltit dhe asfaltimin i asaj rruge, pastaj do të vazhdojmë me pjesën nga “ Kemal Sejfulla” deri te “Vllado Tërpkovski” ose unaza që gjendet aty.

Kështu që ju përkujtoj se paralelisht me këto punime do të ripërtërihet pjesa gjelbërues në afërsi të bulevardit. Gjithashtu do të rikonstruohen edhe patokat për këmbësorë dhe biçikleta. Atje ku ka mundësi do të jene patoka të ndara, atu ku nuk ka mundësi do të jenë të kombinuara ose vetëm patekë për këmbsorë- shtoi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Ndërkohë për rrugën e plastikave ose bulevardin “Sllovenija” Trajanovski tha se po përgatitet projekt i ri për zgjerimin e të njëjtit. Siç tha ai, projekti i parë ka dështuar për shkak se është dashur të rrënohen shumë objekte të cilat tashmë kanë hyrë në proces të legalizimit.

Trajanovski këto arsyetime i përsëriti gjatë llogaridhënies së tij për katër vitet e fundit e të mandatit të tij të dytë si kryetar si i pari i Shkupit. Ai me këtë rast tha se gjatë këtyre katër viteve janë realizuar shumë projekte infrastrukturore. I pyetur nëse sërish do të kërkoj edhe një mandat në këtë post, ai u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur më 20 shtator.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?