Kryetari i Nicës kërkon rritje të sigurisë

Kryetari i Nicës kërkon rritje të sigurisë

Kryetari i qytetit Nicë në Francë, qytet i cili një vit më parë përjetoi një sulm terrorist me kamion, ka thënë se muajin e ardhshëm, ai do të mbledhë homologët evropianë, për të diskutuar se si mund të përmirësojnë sigurinë, pas sulmit terrorist në Barcelonë. Tetëdhjetë e gjashtë persona u vranë nga një sulm me […]

Kryetari i qytetit Nicë në Francë, qytet i cili një vit më parë përjetoi një sulm terrorist me kamion, ka thënë se muajin e ardhshëm, ai do të mbledhë homologët evropianë, për të diskutuar se si mund të përmirësojnë sigurinë, pas sulmit terrorist në Barcelonë.

Tetëdhjetë e gjashtë persona u vranë nga një sulm me kamion në qytetin e Nicës vitin e kaluar, dhe që atëherë disa qytete evropiane kanë përjetuar sulme të ngjashme.

“Jam i bindur se jeta do të triumfojë mbi vdekjen dhe se ne do të triumfojmë mbi barbarizmin dhe terrorin”, u ka thënë gazetarëve Christian Estrosi, teksa ka nderuar viktimat nga sulmet në Barcelonë.

“Është e qartë se kryebashkiakët – qoftë të Berlinit, Londrës, Parisit, Nicës, Barcelonës apo Stokholmit- janë të parët që ballafaqohen me këtë dhunë dhe ata menaxhojnë këto zona publike… po ne nuk jemi ata persona që marrim pjesë në reformat e mëdha kombëtare dhe evropiane”, ka thënë ai.

Estrosi ka thënë se ka marrë vendim që të shpenzojë 30 milionë euro nga buxheti i Komunës, për të mbrojtur zonat që potencialisht mund të jenë në shënjestër për sulme me makina në Nicë. Ai ka shtuar se qyteti që ai udhëheq, ka nevojë për më shumë para, që të përballojë kërcënimet e reja.

Sa i përket takimit me kryetarët e komunave të qyteteve evropiane, Estrosi ka thënë se ky takim do të zhvillohet më 28-29 shtator në Nicë, ku pritet të marrë pjesë edhe përfaqësues të BE-së, përgjegjës për çështje të sigurisë.

Në këtë takim pritet të diskutohet për mënyrat e reja se si mund të përmirësohet situata e sigurisë dhe legjislacioni evropian.

“Ne nuk do ta fitojmë këtë luftë me rregullat e paqes”, ka thënë Estrosi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?