Kryetari i Ferizajit dërgon njerëz për ta rrahur biznesmenin sepse nuk i dha para (Video)

Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin […]
Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.
Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin që i është bërë.
Në një intervistë për televizionin”TV Tema”, Kamenica ka deklaruar se një person i quajtur Gani Leskovci, i cili sipas tij është daja i kryetarit të Ferizajt, me ca të afërm të tij, e kishin sulmuar dhe rrahur atë në mbrëmjen e 19 Gushtit 2017, duke i shkaktuar atij edhe lëndime trupore.
Kamenica pretendon se Muharrem Svarqa qëndron prapa sulmuesve të mbrëmshëm, të cilët po i kërkojnë para për një leje ndërtimore.
Policia e Ferizajt ka konfirmuar se mbrëmë është hapur një rast me përshkrimin “lëndim trupor”, dhe se në konsultim me prokurorin, ai vazhdon të kompletohet dhe të procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesit e dyshuar, pas dhënies së deklaratës në polici janë lënë të lirë, shkruan TV Tema.
TV TEMA e kontaktoi kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, për një prononcim të tij në lidhje me këto akuza, por kryetari refuzoi të deklarohet sot, me arsyetim se është ditë vikendi.
Me kërkesë të Ismet Kamenicës, në vazhdim po e botojmë intervistën e plotë:
Biseda e plotë e Ismet Kamenicës
Kamenica: Unë ju falënderoj më së pari që keni ardhë, keni gjetë kohë edhe me më vizitu, unë sot rreth orës 17:50, duke shkuar te objekti im, te puna, jam ndjekë nga daja i kryetarit, nga Gani Leskovci, me veturë, jam kanë duke shkuar te objekti, dhe kur i jam anashkaluar takimit me të, kam vazhduar rrugën drejtë dhe kam bërë kyçje në një rrugë anësore. Bashkë me të kishte qenë një dhëndërr i tij dhe një nip i tij. Sipas dukjes time, edhe po shihet se çfarë goditje kam pasur, më thirrën hetuesit në stacion policor, isha dhe e dhashë një deklaratë. Problemet e mia i kam paralajmëruar para një viti e gjysmë, se unë kam probleme, dhe se problemet po më vijnë pikërisht nga kryetari i komunës.
TV TEMA: Pse çka është arsyeja?
Kamenica: ” Po, arsyeja se jam i pafuqishëm, mendoj. Jam i pafuqishëm, jam djalë që e kam biznesin vetanak, punoj, e kam vetëm një vëlla të ri, kam diku 9 milion euro qarkullim, punoj shumë, edhe kjo është arsyeja, po mendojnë që unë jam i vetëm, edhe të bëj diçka.”
TV TEMA: Çfarë kanë qenë kërkesat?
Kamenica: Nuk e di, ai daja i kryetarit kishte qenë para katër ditësh tek objekti, dhe atij kryepunëtorit tim i thotë që ” Ua kam dhënë lejen, duhet të m’i jepni paret, përndryshe ju del telashe.”
TV TEMA: Kush ju ka dhënë lejen?
Kamenica : Paj, ne e dimë që lejen e kemi marrë në Kuvendin Komunal, e kemi kërkuar. Por tash po del që, de fakto, leja mu ka ndalë nga këta persona. Dhe problemi ka qenë këtu, që kur e kam paralajmëruar para një viti e gjysmë. Më kanë detyruar me hy në marrëveshje, i kam dhënë 82 mijë euro, thuajse zhvatje ose haraç aty afër, atij Xhemajl Aksarajit dhe Drita Qalës, ku e kam bërë kallëzimin penal, është duke u marrë prokuroria me këtë rast, por nuk kanë lëvizë kurrgjë. Tash po lyp edhe ky, nuk e di më kujt me i dhanë dhe çka me i dhanë.
TV TEMA: Kush është duke lypur?
Kameinica: Po me vet faktin, po ma sheh gjendjen në të cilën kam ardh, lypjeve s’ju kam përgjegjë, tash dhunës, ndoshta edhe detyrohem me iu përgjegj.
TV TEMA: Po thua që daja i kryetarit po të kërkon para?
Kamenica: Po nëse kam diçka obligim ndaj tij, le të deklaron, le ta dokumenton, unë jam për me iu përgjegjë. Çka më ka lidhë me dajën e tij?
TV TEMA: Pse daja i tij duhet me të dhënë leje?
Kamenica: Po nuk e di, edhe unë nuk po e di pse. Edhe bash pikërisht po dua me e vetë, çka kam unë me këtë punë? Çka më lidhë mua me të? Po dua me ma shpjegu kryetari i Komunës çfarë problemi ka me mua, që s’është kah m’i ndalë. Boll ma ka shkatërruar biznesin, ma ka shkatërru, ma ka qitë deri në humnerë gati, tash çka është duke kërkuar hala? Çka është duke kërkuar hala? Që kjo është, tash më ka hy edhe kjo tremë, s’di a do të guxoj ma me dalë me punu, apo duhet ndoshta me u m’shelë dhe me pritë çka po bëhet.
TVTEMA: Mirë, kur e keni nisur objektin, ti ke qenë ndër të vetmit, me krejt pezullimin e zonës 1 dhe 8 në atë kohë, vetëm ty tu ka ndaluar, prej shumë objekteve që njëkohësisht janë ndërtuar në Ferizaj, në atë kohë inspektorati , edhe çdo herë ke pasë pengesa, të kanë shti me rrënu një kat, pse ka ndodhur kjo vetëm tek ti ?
KAMENICA : Po tash gjërat po flasin vetë. Koha, që thotë një fjalë e popullit, ilaçi më i mirë është koha. Dhe koha po et prej kujt më kanë ardhë problemet dhe si më kanë ardhë. Problemet më kanë ardhë, unë po dyshoj, prej pikërisht nga kryetari i komunës. E kam pyet edhe atëherë, edhe prapë e pyes, çka ke personale me mua? Urdhëro, dhe do të përgjigjem aq sa mundem. Apo ndoshta jam duke të penguar si qytetar i komunës. Mos mi ço njerëzit me më sulmu, se nuk i kam hak askujt! As nuk kam i borxh askujt, nëse ke diçka, dil ma thuaj çka! Kërkoj përgjegje nga kryetari çka ke diçka me mua? Pse po mi çon këta njerëz dhe mi sillë vërdallë këta njerëz? A pak më ke shkatërru, apo çka po do?
TV TEMA: A ke pasur indikacione që dikush po të kërkon para për leje ose për pjesëmarrje, ose për me ec firma jote, dmth. që e ke vërejte, se po të bëhet presion prej shtetit, ose prej njerëzve të caktuar, prej funksionarëve, duke e parë ata suksesin tënd?
Kamenica: Unë biznesin e kam nisë pa Gani Leskovcin dhe pa Muharrem Svarqën. Unë me këtë biznes merrem qe 15 vjet. Të gjitha gjërat i kam bërë me punë, dhe me punë të ndershme. Por çka po kërkojnë këta, nuk e di. Unë nuk kam mundësi me i dhanë kurrkujt çka këta po e kërkojnë.
TVTEMA: Mirë, a mundesh me na dhënë detaje, a ke pasur kërcënim më herët, para këtij rasti këtu, a ke pasur indikacione, ose thirrje ose diçka të ngjashme?
KAMENICA: Nja tri katër ditë pa u ba pezullimi i lejes, që mu ka bë me 03.09.2015, daja i kryetarit ka ardhë më ka thënë “Mua duhet me më dhënë, se unë ta kam nxjerrë lejen”. Edhe në momentin që unë e kam refuzu, dhe i kam thënë se unë nuk mundem me të dhënë, se unë nuk kam mundësi me të dhënë, se këtu është timi, me një tim qysh është në Kosovë, jemi duke punu për idare, thënë shkurt e më shqip. Pas katër dite, më ka ndodhur pezullimi i lejes time. E dini ju mirë se janë dhënë 17 leje me atë ligj, i vetmi unë kam ra viktimë. Për me zgjidh problemin, pastaj, ma kanë qitë, i kam dhënë 82 mijë euro haraç, ose zhvatje ose qysh me i thanë kojshisë në megjë. Xhemajl Aksarajit dhe Drita Qalës…, e cila bashkë me klubin e saj kanë bërë presion mandej me mi marrë paret. Shkuan ato, tash çka? Ku do të shkoj unë? Ku? Ju lutem më njoftoni, ku të shkoj, dhe çka të bëj? “Remzi Hoxha” apo jo?
Kamenica: Nuk kemi pasur probleme, edhe aty jemi pajisur me leje, jemi duke i vazhduar punët, nuk na u kanë paraqitë, por siç po shihet, ai vjen tek objekti, ka ardh para katër ditësh, unë mendoj që ka me na gjetë fati i njëjtë. Unë po paragjykoj që ka me na gjet fati i njëjtë.
TV TEMA: Po mirë, si e vërejtët ju që janë duke ju ndjekë, janë duke ju përcjellë?
Kamenica: Po para katër dite, ai kishte qenë të objekti, dhe i kishte thënë atij kryepunëtorit që mua duhet me mi dhënë paret se përndryshe ka me ju dalë telashe me mua. Edhe unë e vërejta në pasqyrë, duke shkuar te objekti, në ora 6 përfundon puna, me kqyrë çka kanë punuar, çka kanë bërë, edhe e vërejta në pasqyrë që është duke më ndjekë, se ndejke shumë afër. Edhe e kalova objektin , thashë t’i shmangem konviktit o burrë, se na punëtorë, kush ka nevojë me ra në konikt. Edhe kur shkova te ambullanta…
TV TEMA: Çfarë veture ka qenë?
Kamenica: Ai e ka veturën Mercedes, ndërsa unë kam qenë me Xhip timin që e voziti. Edhe kur shkova aty, përballë ambullantës, hyra në atë rrugën aty, si rrugicë, ai ma mëshoi përmbrapa, edhe unë u ndala, dola përjashtë, edhe në moment që kam dalë, hë? Bam-bam-bam, kanë ardhë me diçka edhe dy të tjerë, nuk i kishte pasë në kerr. E kishte pas dhëndërrin e vet edhe një nip të vetin, të fshatit të vjetër. Nuk e di qysh e ka emrin. Më thanë, do të interesohem me e njoftë, edhe atë.
TV TEMA: Të paskan goditë në kokë. Më çka të kanë goditur?
Kamenica: Më kanë goditë me grushta, jo në kokë, po në të gjitha pjesët e trupit jam rëndë, s’më ka rrehë kurrë askush,..s’e di…qenka goxha rëndë.
TV TEMA: Rastin e keni hapur në polici?
Kamenica: Nuk kam hapë unë rast, policia ka vepruar shumë shpejtë, s’e di a ka qenë afër këta, krejt kjo skenë kishte qenë ë përgatitur, ka bërë dy minuta dhe kanë ikë ata prej vendit të ngjarjes. Policia s’e di a është vonuar edhe një minutë, ka ardhë në vendin e ngjarjes, nuk i ka gjetë ata. Ata vetëm kanë ikur. Mua ma morën vetëm letërnjoftimin, nuk shkova me polici tani, kanë ardhë tek shtëpia policia, kam shkuar me ta, kam shkuar në emergjencë, me të thënë të drejtën edhe do të ruhem, nuk do të dal këto ditë. Jam duke u ndjerë i kërcënuar, s’e di.
TV TEMA: A keni kërkuar mbrojtje?
Nuk kam kërkuar mbrojtje, meqenëse ju thirra edhe juve në shtëpi këtu, arsyeja që ju kam thirrë këtu është vetëm që mos të bëhet diçka më e madhe. Ishalla do Zoti, e nuk vazhdon më kështu, po siç po shihet, nuk më ka mbetë ma mua që të bëj biznes në Komunën e Ferizajit.
TV TEMA: Çfarë porosie keni për organet e ndjekjes?
Muharrem Svarqën. Unë e kam ditë këtë problem që është duke më ndjekë, por fakte argumente s’kam pasë, edhe pa fakte është e kotë. Ata kanë heshtë, edhe ka ardhë deri këtu. Edhe tutna, edhe kam dronë që ka me ardhë hala edhe ma shumë.












