Kryemadhi: Qeveria e re, me qeverisje të vjetër

Kryemadhi: Qeveria e re, me qeverisje të vjetër

Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar për një mandat të dytë nën drejtimin e Ramës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim “forcën e re qeverisëse”. “E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria […]

Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar për një mandat të dytë nën drejtimin e Ramës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim “forcën e re qeverisëse”.

“E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Kjo, sepse ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër, tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën perkatëse që grabiti me ‘sukses’ votat. Vetëm kështu mund t’iu shpërblehet ‘mundi’ dhe ‘sakrifica’ kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm”, thekson ndër të tjera në reagimin e saj Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së thotë më tej se frika që kryeministri ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim të tij.

“Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar. Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët”, shprehet Kryemadhi.

Kreu i LSI-së deklaron se vetëm dje, oligarkët morën në telefon të gjitha portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve.

“Por, për një gjë jam e bindur. Se revolta e madhe popullore do të fillojë, së pari nga vet socialistët! Madje edhe nga vet policët dhe nga të gjithë ata që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës. Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet, as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura! Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë”, shprehet Kryemadhi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?