Kriza politike ka filluar të ndikojë edhe në xhepin e qytetarëve

Në kumtesën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ thuhet se janë rritur çmimet e shumë produkteve blegtorale. Se çmimet e produkteve në treg po rriten ditë për ditë, ka treguar edhe një tregtar në tregun e gjelbër në Prishtinë. Hasan Matoshi duhanshitës […]
Se çmimet e produkteve në treg po rriten ditë për ditë, ka treguar edhe një tregtar në tregun e gjelbër në Prishtinë.
Hasan Matoshi duhanshitës tha se çmimi i duhanit ka ndryshuar për 50 euro në paketim, që i bie 10 euro për boks e 10 cent për një paketim me 30 cigare.
Ai tha se çmimet po ndryshojnë brenda natës pa asnjë paralajmërim, edhe pse akciza mebtet e njëjtë.
Xhevahire Jashari është një konsumuese e duhanit qe 30 vjet. Ajo thotë se çmimi i duhanit është mjaft i lartë dhe i papërballueshëm për xhepin e qytetarëve.
Ajo shprehet e pakënaqur me mënyrën sesi çmimet po ndryshojnë çdo ditë.
Ekspertët e ekonomisë shprehen se faji kryesor qëndron mbi institucionet përkatëse.
Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë tha për Tribuna Channel se kriza institucionale ka filluar të ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët, dhe nëse nuk formohet Qeveria dhe Kuvendi sa më shpejt kriza vetëm sa do të thellohet.












