Kriza e emigrantëve, Spanja shpëton deri në 600 persona në ditë

Kriza e emigrantëve, Spanja shpëton deri në 600 persona në ditë

600 emigrantë janë shpëtuar nga roja bregdetare spanjolle në vetëm 24-orë, ndërkohë që vendi përballet me fluksin më të madh të të ardhurve përmes detit. Deri më tani, 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë, një shifër trefish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rojat bregdetare spanjolle kanë shpëtuar […]

600 emigrantë janë shpëtuar nga roja bregdetare spanjolle në vetëm 24-orë, ndërkohë që vendi përballet me fluksin më të madh të të ardhurve përmes detit. Deri më tani, 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë, një shifër trefish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rojat bregdetare spanjolle kanë shpëtuar 600 emigrantë që vijnë nga Maroku në një periudhë 24-orëshe, në një kohë kur numri i emigrantëve të ardhur në vend është në rritje. Personat e shpëtuar ishin të vendosur në 15 mjete ujore dhe mes tyre gjendeshin 35 fëmijë dhe një foshnje.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se mbi 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë deri më tani gjatë këtij viti – një shifër trefish më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë vitin e kaluar. Ndërkohë, më shumë se 120 persona mendohet të jenë mbytur duke tentuar të kalonin në Spanjë. Kjo rritje e numrit të emigrantëve të ardhur nënkupton se Spanja së shpejti mund të kalojë edhe Greqinë sa i përket shifrave të emigrantëve të ardhur përmes detit, sipas një deklarate të mëhershme të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit të OKB-së.

Shumica e tyre lundrojnë përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe ata zgjedhin varka të lira e pa motorë që i lejojnë të anashkalojnë rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe tarifat e tyre. Megjithatë, Spanja mbetet ende larg Italisë sa i përket numrit të emigrantëve të ardhur në vend. Sërish sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, rreth 100,000 persona nga Libia kanë zbarkuar në Itali që prej fillimit të vitit, ndërkohë që 2,242 persona kanë vdekur gjatë rrugës. Në qershor, rreth 5,000 emigrantë u shpëtuan vetëm brenda një dite në brigjet e Mesdheut, sipas rojës bregdetare italiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?