Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Të hënën, në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm. Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm. Krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit dhe  njoftuan  planin për “misione mbrojtëse” në vendet afrikane, në […]

Të hënën, në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm. Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm.

Krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit dhe  njoftuan  planin për “misione mbrojtëse” në vendet afrikane, në bashkëpunim me agjencitë e refugjatëve dhe migracionit të Kombeve të Bashkuara.

Liderët evropianë ranë dakord të ndihmonin vendet afrikane përmes aplikimit të politikave të reja migratore dhe grantesh të ndryshme.

Ngritja e 2 agjencive të posaçme në Niger dhe Cad, për të kontrolluar paraprakisht legjitimitetin e azilkërkimit, ësthë pjesë e projektit.

Qendrat e para-azilit do të marrin financim evropian, njofton një diplomat francez.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet evropiane duhet të përcaktojnë qartë se cilët azilkërkues kanë nevoja humanitare të ligjshme dhe po ikin nga varfëria.

Kancelarja shtoi më tej dhe rishikimin e Konventës së Dublinit për azilin.

Merkel: Evropa duhet të rishqyrtojë urgjentisht sistemin e saj të azilit, i cili kërkon nga emigrantët të kërkojnë statusin e refugjatit në vendin e parë që ata arrijnë. Kjo ka vënë një barrë të madhe për Greqinë dhe Italinë, ku vitet e fundit janë goditur më së shumti nga emigrantët.

Edhe situata kaotike në Libi ishte një pjesë e rëndësishme e takimeve të së hënës, teksa u kërkua më shumë mbështetje për të luftuar trafikimin e emigrantëve dhe për të monitoruar kufirin jugor të Libisë.

Ndërkohë, Ministrat e Brendshëm nga Libia, Çad, Niger dhe Mali, të cilët u takuan të hënën me Ministrin e Brendshëm të Italisë në Romë, thanë se axhenda e samitit të Parisit “mund të përbëjë fillimin e një marrëdhënieje të re midis Evropës dhe Afrikës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?