Kosova mban shpresa për anëtarësim në Interpol

Kosova mban shpresa për anëtarësim në Interpol

Vetëm javën e kaluar, Ministri i Jashtëm në detyrë, Emanuel Demaj, i kishte urdhëruar diplomatët kosovarë të kthehen në vendet e tyre të punës. Qëllimi ishte përgatitja për punimet e asamblesë së përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm. Megjithëse edhe vet Demaj e pranoi se raportet e para […]

Qëllimi ishte përgatitja për punimet e asamblesë së përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm.

Megjithëse edhe vet Demaj e pranoi se raportet e para japin pak shpresë për anëtarësim të Kosovës, një anëtar tjetër i qeverisë, zëvendësministri i punëve të brendshme, Behar Selimi, i ka thënë KTV-së se 6 muajt e fundit, intensivisht është punuar nga ministria e tij dhe ajo e jashtme.

“Ka shumë gjëra që nuk varen nga vullneti politik i shteteve të caktuara. Ka gjëra shumë teknike në ditën kur të organizohet mbledhja, për të siguruar 2/3 e votave, prandaj kjo shpresë ekziston te ne që mund të jemi anëtarë”.

Selimi pranon se problem do të paraqesë aplikacioni i Palestinës, që gjithashtu do të jetë në rend dite, ndërsa një prej mundësive është që për të dy vendet të votohet ndaras.

Megjithatë, përveç çështjes së Palestinës, Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, e sheh si krejt të vonuar angazhimin e institucioneve kosovare në rrugën drejt Interpolit.

Për dështimin eventual për anëtarësim, Avdiu thotë se duhet kërkuar përgjegjësit, pasi që kjo do të nënkuptonte një sërë pasojash, përfshirë zgjatjen e mandatit të UNMIK-ut.

Pavarësisht përgatitjes së lartë të Policisë së Kosovës, e cila do të përfitonte më së shumti në këtë rast, Kosovës do t’i duhen votat e 2/3 nga 190 vendet anëtare të Interpolit, që të bëhet pjesë e kësaj organizate.(koha.net)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?