Kosova dënon sulmin e së enjtes në Barcelonë (Video)

Kosova dënon sulmin e së enjtes në Barcelonë (Video)

Përfaqësues të lartë të institucioneve te Kosovës si dhe qytetarë të Kosovës kanë dënuar sulmin i cili ndodhi ditën e enjte në Barcelonë, ku u vranë të paktën 14 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, pasi një furgon goditi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës. Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, qytetarët e […]

Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, qytetarët e Kosovës kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Miranda Dula 24-vjeçare, e cila studion ne Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës thotë se askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit, andaj ajo e dënon sulmin e fundit që ndodhi në Barcelonë të Spanjës.

“Qofshin njerëzit e fajshëm ose të pafajshëm, askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit. Si e vranë një person sikur dhjetë, dënimi duhet ekzistuar dhe shkojë në vend, për kryesit e aktit”, tha Kelmendi.

Edhe Sadik Morina, ekonomist me profesion thotë se dënon sulmin e ditës së enjte që ndodhi në Barcelonë.

“Na vjen keq që ka ndodh kjo tragjedi, dhe kudo që ndodhin këto raste në botë duhet të dënohen. Është dhimbje e madhe”, tha Morina.

Edhe një tjetër qytetare, dramaturge me profesion, Kaltrina Berisha i tha Radios Evropa e Lirë se marrja e jetëve të pafajshme është e tmerrshme.

“Ajo çka po ndodhë në botë është e tmerrshme, dhe sulmi në Barcelonë është jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi viktimat kanë qenë të pafajshëm, besoj ka pasur edhe njerëz që kanë shkuar për pushime atje”, tha Berisha.

Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, u cili ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

“Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pa kompromis kundër terroristëve kudo në botë”.

“Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm’’,ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook .

Edhe liderë të tjerë reaguar pas sulmit në Barcelonë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Twitter se është ‘’thellësisht i shqetësuar me zhvillimet dramatike në Barcelonë. Kosova qëndron përkrah popullit spanjoll dhe gjithë atyre që janë prekur nga ky akt terrorist’’.

Ndërkohë edhe eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani ka dënuar sulmin e fundit në Barcelonë.

“Çmenduria e mbrëmshme në Barcelonë tregon sa thellë e rrezikon sigurinë terrorizmi global’’, ka shkruar në Facebook Ramadani.

Sidoqoftë, policia spanjolle kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës.

Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, të pasdites së djeshme, në të cilin kanë vdekur 14 persona dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar.

Ndryshe, që nga korriku i vitit 2016, furgonat dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?