Korea Veriore përgatitet për sulm ushtarak kundrejt një zone që kontrollohet nga ShBA

Koreja e Veriut ka thënë se është duke e shqytuar kryerjen e sulmeve raketore në territorin e Guamut në Paqësor e cila kontrollohet nga ShBA. Raporti është publikuar në mediat shtetërore, duke cituar një deklaratë të mëparshme ushtarake – kjo erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Korenë e Veriut me “zjarr të vrullshëm”. Agjencia […]

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha se ky shtet po shqyrtonte një plan për të hedhur raketa përmes gjirit të Guam-it, ku janë të vendosur bombarduesit strategjikë të Amerikës.

Shkëmbimet retorike kritike kanë shënuar një rritje të theksuar ndërmjet dy vendeve.

OKB kohët e fundit miratoi sanksione të mëtejshme ekonomike në Korenë e Veriut, të cilat Pyongyang tha se ishin një “shkelje e dhunshme e sovranitetit tone”, duke e paralajmëruar ShBA-në dhe vendet anëtare të tjera të OKB-së se do të “paguajnë një çmim për këtë”.

Të mërkurën, agjensia zyrtare e lajmeve e KCNA tha se Koreja e Veriut “po shqyrtonte me kujdes planin operativ për të bërë një zjarr në zonat përreth Guam” duke përdorur raketat e saj Hwasong-12 të mesme deri në brendësi të zonës, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Agjencia e lajmeve njoftoi një deklaratë ushtarake të lëshuar të martën, e cila ndoshta erdhi si përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake amerikane në Guam.

Në një mesazh për publikun, guvernatori i Guam Eddie Baza Calvo tha se aktualisht nuk kishte “kërcënim” për ishullin dhe arkipelagun e Marianas, por se Guam është “i përgatitur për çdo eventualitet”./Periskopi/

Map

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?