Korea e Veriut lëshon raketën e radhës, alarmohet Japonia

Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë në drejtim të Japonisë. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit japonez, i cili sulmin me raketë e cilësoi si më seriozin dhe më të rëndin, transmeton Periskopi. Raportohet se raketat u shkarkuan pak para orës 6 të mëngjesit në Japoni. Menjëherë nisën paralajmërimet për qytetarët që të […]
Raportohet se raketat u shkarkuan pak para orës 6 të mëngjesit në Japoni. Menjëherë nisën paralajmërimet për qytetarët që të kërkojnë strehim.
This is what you’ll hear in the event of a North Korea missile attack: https://t.co/rC2pYc5y30 ???
More updates: https://t.co/771FecnlXP pic.twitter.com/i2o4uq0CeL
— BBC News Asia (@BBCNewsAsia) August 29, 2017
Raketa e paidentifikuar fluturoi mbi ishullin verior të Hokaidos, Erimomisaki, ndërsa u hodh rreth 1,180 kilometra larg bregut japonez, transmeton Periskopi.
Sipas autoriteteve japoneze, raketa fluturoi rreth 15 minuta, ndërsa nuk u raportua për dëmtim të anijeve apo avionëve.
Kryeministri japonez kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku ranë dakord që të mbahet një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB’së, në mënyrë që t’i bëhet presion Koresë së Veriut.
Raketa ishte nisur pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Penianit, gjë që nuk ka ndodhur më herët./Periskopi












