Kore – ShBA në prag të luftës? Gjithçka që ndodhi brenda 24 orësh

Kore – ShBA në prag të luftës? Gjithçka që ndodhi brenda 24 orësh

Donald Trump ka thënë se falë tij, arsenali bërthamor i ShBA-së është “shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë”, një ditë pasi ai kishte kërcënuar seriozisht Korenë e Veriut me luftë. Përmes Twitter-it tij personal, ai ka kominikuar këtë mëngjes se veprimi i tij i parë si President ishte për […]

Përmes Twitter-it tij personal, ai ka kominikuar këtë mëngjes se veprimi i tij i parë si President ishte për të forcuar arsenalin bërthamor të ShBA-së.

Ai shkruajti se “Kurrë nuk do të jetë një kohë” kur ShBA nuk do të jetë kombi më i fuqishëm në planet, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

 

My first order as President was to renovate and modernize our nuclear arsenal. It is now far stronger and more powerful than ever before….

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 9, 2017

 

Ndërkohë Sekretari i shtetit amerikan Tillerson udhëtoi papritur në territorin amerikan të Guam më parë, pasi Koreja e Veriut kërcënoi të sulmonte këtë ishull të vogël të paqësorit.

Guam, afërsisht 2,200 milje (3540 km) në juglindje të Koresë së Veriut, ka dy baza ushtarake amerikane dhe është vendi kryesor për nëndetëset bërthamore.

Pas paralajmërimit të Presidentit të ShBA-së Donald Trump në lidhje me një sulm eventual ushtarak ndaj Koresë së Veriut, dhe kundër-reagimeve të këtyre të fundit, këtë ngjarje e kanë analizuar disa ekspertë dhënë mediumit “HuffPost”.

“Kjo është deklarata më budallenje dhe më e rrezikshme që kam dëgjuar ndonjëherë nga një president amerikan”, tha John Mecklin, kryeredaktor i Buletinit të Shkencëtarëve Atomike, për HuffPost.

Kërcënimet e Trump karshi Koresë Veriore erdhën pasi kjo e fundit ka zhvilluar një kokë bërthamore të vogël e mjaftueshme për t’u përshtatur në kuadër të një rakete me rreze të gjatë.

Ndërsa gjuha e fortë e Koresë së Veriut nuk erdhi si surprizë – Kim Jongun ka hedhur deklarata të panumërta lufte kundër ShBA-së përgjatë viteve – Mecklin argumenton se përgjigjja e Trump-it për retorikën e rritur në këtë diskutim është “pikërisht një hap prapa”.

“Është tamam e gabuar. Kjo rrit gjasat e luftës bërthamore. Dhe ato lloj kërcënimesh nuk janë diçka që duhet të bëjë një president amerikan”, tha Mecklin.

Profesori i gjuhësisë në Institutin Teknologjik të Masaçuzetsit dhe kritik i njohur i politikës së jashtme Noam Chomsky u pajtua me vlerësimin e Mecklin.

“Deklarata e Trump është jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Chomsky.

Sipas profesorit Chomsky, e vetmja mënyrë e arsyeshme që ShBA të dalë nga ky rreth vicioz është të “ndjekë opsionin e negociatave të paraqitura nga Kina dhe Koreja e Veriut, bazuar në bllokimin e programeve dhe armëve nukleare të Koresë së Veriut dhe ShBA-së duke i dhënë fund manovrave ushtarake kërcënuese në kufijtë e Koresë së Veriut”, raportoi “HuffPost”, transmeton Periskopi.

Bruce Blair, një ekspert për sigurinë bërthamore në Universitetin Princeton, tha për HuffPost se ai është i shqetësuar për stilin e udhëheqjes së Trump-it, duke pasur parasysh armët që i ka ai në dispozicion duke rrezikuar një përshkallëzim të konfliktit bërthamor e cila “po rritet çdo ditë”.

“Trump ka autoritet të pakontrolluar për të urdhëruar përdorimin e armëve konvencionale dhe atyre bërthamore kundër Koresë së Veriut”, tha Blair. “Unë besoj se të dy opsionet po përgatiten tani dhe se këto përgatitje pasqyrojnë pranimin e autoritetit të Trump mbi ushtrinë për t’i urdhëruara ata që t’i përdorin ato”, shtoi ai.

“Deklarata e Trump është tepër e pamatur dhe e marrë”, tha për “HuffPost”, Kingston Reif, drejtor i politikës së çarmatimit dhe zvogëlimit të kërcënimeve për Shoqatën e Kontrollit të Armëve.

“Lufta përshkallëzuese e fjalëve në mes të dy palëve është vetëm rritje e tensioneve dhe rreziqeve të cilët llogaritin gabimisht dhe rrisin mundësitë e konfliktit”, tha Reif. “Nëse nuk ndalohet një veprim i tillë, mund të përfundojmë në një vend shumë të rrezikshëm”, pralajmëroi Reif.

Donald Trump lëshoi ​​kërcënimin e tij të tmerrshëm ndaj Koresë Veriore për “zjarr dhe vrull” për të dërguar një mesazh të fortë “në gjuhën që Kim Jong-un mund ta kuptojë”, tha Sekretari i shtetit të Amerikës Rex Tillerson.

Tillerson përpiqet të minimizojë krizën diplomatike në rritje ndërmjet Koresë Veriore dhe Amerikës duke thënë se amerikanët “duhet të flejnë mirë natën”.

“Nuk besoj se ka ndonjë kërcënim të menjëhershëm” nga Koreja e Veriut, shtoi ai.

Ndërhyrja e tij erdhi pasi Trump i kërcënoi liderët e Koresë Veriore se “ata do të ndeshën me një zjarr të vrullshëm ku bota nuk e ka parë asnjëherë më parë”.

Pyongyang, nga ana tjetër, tha se ishte “duke shqyrtuar me kujdes planin operativ për të sulmuar ushtarakisht një zonë përreth Guam-it”. Kjo zonë është një ishull në Paqësor dhe aty ka rreth 6000 ushtarë amerikanë, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

“Ajo që Presidenti po bën është të dërgojë një mesazh të fortë në Korenë e Veriut në gjuhën që Kim Jong-un mund ta kuptojë, sepse ai nuk duket të kuptojë gjuhën diplomatike”, tha Sekretari i Shtetit, Tillerson.

Por ai gjithashtu shtoi se zona e Guam nuk ishte vendi i vetëm që ishte në rrezik nga goditjet me raketa nga Korea Veriore.

 

Koreja e Veriut ka thënë se është duke e shqytuar kryerjen e sulmeve raketore në territorin e Guamut në Paqësor e cila kontrollohet nga ShBA. Raporti është publikuar në mediat shtetërore, duke cituar një deklaratë të mëparshme ushtarake – kjo erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Korenë e Veriut me “zjarr të vrullshëm”.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha se ky shtet po shqyrtonte një plan për të hedhur raketa përmes gjirit të Guam-it, ku janë të vendosur bombarduesit strategjikë të Amerikës.

Shkëmbimet retorike kritike kanë shënuar një rritje të theksuar ndërmjet dy vendeve.

OKB kohët e fundit miratoi sanksione të mëtejshme ekonomike në Korenë e Veriut, të cilat Pyongyang tha se ishin një “shkelje e dhunshme e sovranitetit tone”, duke e paralajmëruar ShBA-në dhe vendet anëtare të tjera të OKB-së se do të “paguajnë një çmim për këtë”.

Të mërkurën, agjensia zyrtare e lajmeve e KCNA tha se Koreja e Veriut “po shqyrtonte me kujdes planin operativ për të bërë një zjarr në zonat përreth Guam” duke përdorur raketat e saj Hwasong-12 të mesme deri në brendësi të zonës, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Agjencia e lajmeve njoftoi një deklaratë ushtarake të lëshuar të martën, e cila ndoshta erdhi si përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake amerikane në Guam.

Në një mesazh për publikun, guvernatori i Guam Eddie Baza Calvo tha se aktualisht nuk kishte “kërcënim” për ishullin dhe arkipelagun e Marianas, por se Guam është “i përgatitur për çdo eventualitet”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja Veriore “do të ballafaqohet me zjarr dhe ashpërsi” nëse përsëri u kërcënohet Shteteve të Bashkuara.

“Më së mirë është që Koreja Veriore të mos u kërcënohet mëtutje Shteteve të Bashkuara”, u tha mbrëmë vonë Trump gazetarëve dhe ka shtuar se “ata do të ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë”

Këtë vërejtje presidenti Trump e bëri pas raportit të së përditshmes, Washington Post, ku citohen zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Pheniani e ka prodhuar një kokë miniaturale atomike, që mund të vendoset brenda raketave të veta, i cili është hap madhor i përpjekjeve të këtij vendi për tu bërë fuqi komplete bërthamore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 5 gusht në mënyrë unanime ka vendosur sanksione kundër Koresë Veriore, që kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Phenianit, për ta përfunduar programin e vet atomik.

Në muajin korrik, Koreja Veriore i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale, duke pretenduar se tash ka kapacitet për ta goditur tokën e Shteteve të Bashkuara./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?