Korab Sejdiu thoshte se do ta lë AKR-në nëse shkon me PAN-in, ja çka thotë tani

Deputeti i AKR-së Korab Sejdiu ka folur pas Kuvendit të Përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re. Deputeti Korab Sejdiu i cili vazhdimisht kishte deklaruar se është kundër një koalicioni me PAN’in pas takimit të Kuvendit të Përgjithshëm të AKR’së tha shkurt se do të vazhdojë të jetë pjesë e AKR-së në Kuvendin e Kosovës. ‘Po […]
Deputeti Korab Sejdiu i cili vazhdimisht kishte deklaruar se është kundër një koalicioni me PAN’in pas takimit të Kuvendit të Përgjithshëm të AKR’së tha shkurt se do të vazhdojë të jetë pjesë e AKR-së në Kuvendin e Kosovës.
‘Po natyrisht. Unë në AKR jam, jam deputet i AKR-së”, tha Sejdiu.
Anëtarët e Kuvendit e kanë autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.












