Konsullata e Kosovës jep detaje për procedurat e kthimit të trupit të Bajram Rexhepit nga Turqia

Konsullata e Kosovës jep detaje për procedurat e kthimit të trupit të Bajram Rexhepit nga Turqia

Kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vdekur të hënën në mëngjes në njërin nga spitalet e Turqisë, ku prej muajsh ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru. Konsullata e Kosovës në Turqi, bashkë me familjen janë duke punuar rreth procedurave për kthimin e trupit të pajetë të Rexhepit për në Kosovë. […]

Kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vdekur të hënën në mëngjes në njërin nga spitalet e Turqisë, ku prej muajsh ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru. Konsullata e Kosovës në Turqi, bashkë me familjen janë duke punuar rreth procedurave për kthimin e trupit të pajetë të Rexhepit për në Kosovë.

Në një prononcim për Gazetën Express, zyrtarë në konsullatën e Kosovës në Stamboll, kanë bërë të ditur se janë duke i pritur procedurat nga spitali për ta sjellë trupin e pajetë të Rexhepit për varrim në Kosovë.

“Jemi në komunikim me familjen. Po e presim konfirmimin e spitalit, posa të na japin konfirmim spitali ne do t’ju informojmë”, kanë thënë zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Turqi.

E ndërkohë ish-asistenti i Bajram Rexhepit, Sedat Gashi, ka thënë për Express, se janë në komunikim me familjen. Ai ka deklaruar se po bëjnë përpjekje që deri nesër trupi i pajetë i Rexhepit nesër të sillet në Kosovë.

“Është e angazhuar Ambasada. Në momentin që na njoftojnë ata, ne do të ju njoftojmë juve. Po mundohemi që nesër ta sjellin. Por ende nuk kemi konfirmim”, ka thënë Gashi për Express.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.

Rexhepi prej muajit prill ndodhet në koma, pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor, por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.

Ndryshe, Bajram Rexhepi kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pasuniversitare, i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. /GazetaExpress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?