Konferenca e shpejtë e PDK-së për rrahjen e gruas së Stavilecit, ja çfarë thotë Blerta Deliu

Në konferencën e jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës, pas rrahjes së gruas së Blerand Stavilecit, ka reaguar edhe Blerta Deliu. Konferenca e PDK-së me akuzat se njerëz të VV-së e kanë kryer sulmin ndodhi pas më pak se një orë, e po ashtu reagim të shpejtë pamë edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, […]
Në konferencën e jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës, pas rrahjes së gruas së Blerand Stavilecit, ka reaguar edhe Blerta Deliu.
Konferenca e PDK-së me akuzat se njerëz të VV-së e kanë kryer sulmin ndodhi pas më pak se një orë, e po ashtu reagim të shpejtë pamë edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Periskopi.
“Po terrorizojnë këtë shoqëri vetëm t’i synojnë qëllimet e tyre. Kërkojmë nga organet e rendit që të bëjnë kapjen sa më të hershme të atyre që e kanë kryer këtë sulm. Ata që po shkatërrojnë prona private, familjarët e kundërshtarëve politikë”, ka thënë Deliu.
Sipas saj, është e papranueshme për PDK-në që të vazhdohet gjuha e urrejtjes nga VV.
“Është një thirrje e jona, për intelektualët dhe spektrin politik që ta dënojnë njëherë e përgjithmonë këtë sulm e gjuhë të urrejtjes. Nesër ne nuk e dimë se çka na pret”, ka shtuar më tej Deliu. /Periskopi












