Komuna e Mitrovicës obligohet që të kompensojë SH.A. “2M” me mbi 2 milionë euro

Komuna e Mitrovicës obligohet që të kompensojë SH.A. “2M” me mbi 2 milionë euro

  Një vendim jo i ligjshëm (sipas gjykatës) i aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në vitin 2010, do të përkeqësoj në maksimum gjendjen buxhetore të Komunës, pasi që ajo është obliguar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që nga mjetet vetjake të paguaj një shumë të papërballueshme parash palës së dëmtuar. Sipas njoftimit për […]

Një vendim jo i ligjshëm (sipas gjykatës) i aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në vitin 2010, do të përkeqësoj në maksimum gjendjen buxhetore të Komunës, pasi që ajo është obliguar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që nga mjetet vetjake të paguaj një shumë të papërballueshme parash palës së dëmtuar.

Sipas njoftimit për media nga Komuna e Mitrovicës, Gjykata Themelore në Mitrovicë, më datën 19.07.2017, ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësit SH.A. “2M” nga Rozhaja, me seli në Mitrovicë, duke e obliguar njëkohësisht të paditurën, që në këtë rast është Komuna e Mitrovicës, që në emër të kompensimit për marrjen në mënyrë arbitrare të paluajtshmërisë, t’i paguaj SH.A. “2M” shumën e përgjithshme prej 2.122.000 euro dhe në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore shumën prej 3.984 euro, transmeton KosovaPress.

Vendimi joligjor nr 02/06-4136/7, është marrë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës më datën 29.07.2010, kur kryetar i Komunës ishte Avni Kastrati, edhe pse përfaqësuesi SH.A. “2M”, kishte prezantuar në mbledhjen e Kuvendit dhe kishte ofruar prova se paluajtshmëria  është në mënyrë ligjore pronë e saj.

Me këtë vendim, të cilin Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka shpallur joligjor, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Kuvendi i Komunës, ia kishte marrë në mënyrë arbitrare (sipas gjykatës) pasurinë e paluajtshme SH.A. “2M” nga Rozhaj, me seli në Mitrovicë, që gjendet afër stacionit hekurudhor dhe ia kishte dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila për nevoja të veta më pastaj aty ka ndërtua tri objekte.

Në aktgjykimin e nënshkruar nga gjyqtari Skender Shala, thuhet se Gjykata Themelore e ka marrë këtë vendim pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave,  provave të ofruara dhe super ekspertizës të bërë nga ekspertët përkatës, meqë ka konstatuar se në rastin konkret janë përmbushur kushtet ligjore dhe reale për të aprovuar padinë e paditësit si të bazuar në tërësi, e që është SH.A. “2M”.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, thotë se nëse bëhet i plotfuqishëm ky vendim, e që gjasat janë reale, Komuna do të dëmtohet shumë, ndërsa që gjendja buxhetore do të përkeqësohet tej mase, si pasojë e së cilës do të rrezikohet funksionimi normal i administratës komunale.

Sipas tij, kjo gjendje mund të përkeqësohet akoma, pasi që në procedurë gjyqësore janë edhe kërkesa tjera të palëve për kompensim të miliona eurove, që janë dëmtuar në kohën kur në krye të Komunës ishte Avni Kastrati, kur ishin marrë vendime në interes të kompanive që ishin të afërta me PDK-në, siç është rasti kur Organizatës Ndërkombëtare SPARK i është marrë një hapësirë që i ishte ndarë më parë në mënyrë të rregullt e ligjore, për t’ia dhënë Kompanisë së Devollve për ndërtimin e terminalit doganor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?