KMDLNJ: Sulmi ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

KMDLNJ: Sulmi ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri duke e konsideruar […]

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri duke e konsideruar si përpjekje të dhunshme kundër lirisë së shprehjes, qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të mediave elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi.

“Persona të paidentifikuar, në mbrëmjen e datës 16 gusht 2017, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, rrugë shumë e frekuentuar sulmuan gazetarin e portalit ‘Insajder’, z. Parim Olluri duke i shkaktuar lëndime pas së cilave u trajtua në QKUK. Gazetari Olluri ishte bashkë me gruan e tij kur në ora 22.00 u sulmua, duke i shkaktuar lëndime trupore. Nga tronditja dhe frika gruaja e gazetarit Olluri humbi vetëdijen. Po të njëjtën ditë u sulmua me mjete të forta U.D së Drejtorit të SHKK, z. Sokol Zogaj që ende po trajtohet në QKUK”, thuhet në reagim e KMDLNJ-së.

KMDLNJ kërkon hetime të shpejta dhe dënim për ata që sulmuan gazetarin Olluri ndryshe, me pengimin e punëve të gazetarëve po kontribuohet në kufizimin e lirisë së shprehjes, informim selektiv dhe krijimin e një opinioni që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së shprehjes.

KMDLNJ e vlerëson se ndikimi i politikës dhe ndërhyrja e saj në të gjitha sferat e jetës po ndikon shumë në përshkallëzimin e situatës të cilës po i paraprinë një terrorizimi verbal, linçim publik e që po përfundon me sulm fizik dhe rrezikim të jetës të personave të shënjestruar që në një mënyrë apo tjetër po paraqesin pengesë për politikanët apo grupet kriminale të interesit.

Kujtojmë se Olluri është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 derisa ishte duke shkuar në apartamentin e tij në Prishtinë.

Bashkë me Ollurin ishte edhe bashkëshortja e tij, që të dy kanë marrë ndihmën e parë në QKUK-Emergjencë.

Olluri sulmin ndaj tij e ka lidhur me shkrimet e botuar në mediumin ku punon

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?