Kjo është taksistja e parë dhe e vetme e Afganistanit (Video)

Kjo është taksistja e parë dhe e vetme e Afganistanit (Video)

Njihuni me taksisten e parë dhe vetme në Afganistan, Sara Bohayi. “Në Afganistan guraja është një hiç, tërë kohën rri në shtëpi. Gratë janë injorante dhe të prapambetura. Janë të izoluara nga bota, nuk më pëlqejnë”, ka thënë Sara, taksistja e parë dhe vetme e Afganistanit. Për shkak të ligjeve të rrepta fetare, Sara nuk […]

Njihuni me taksisten e parë dhe vetme në Afganistan, Sara Bohayi.

“Në Afganistan guraja është një hiç, tërë kohën rri në shtëpi. Gratë janë injorante dhe të prapambetura. Janë të izoluara nga bota, nuk më pëlqejnë”, ka thënë Sara, taksistja e parë dhe vetme e Afganistanit.

Për shkak të ligjeve të rrepta fetare, Sara nuk mund t’i vozisë burrat, e madje nuk mund të vozisë kur të bjerë terri në tokë, transmeton Express.

“Nëse një grua e vozit një burrë, kjo gjë nuk është sipas islamit por nëse e vozit një grua tjetër, atëherë është krejt në rregull”, ka thënë një burrë afgan.

Por të qenit shofere taksi në këtë vend është biznes i rrezikshëm

“Të vozitesh në Afganistan është rrezik. Madje edhe shoferët vriten!”, ka thënë një tjetër burrë afgan.

Saras i është dashur ta blinte një revole për ta mbrojtur veten nga kriminelët dhe militantët talibanë.

“Në Afganistan gratë përballen me shumë rreziqe. Ato nuk mund të punojnë në kushte kaq të vështira. Cdo ditë e rrezikoj jetën duke punuar”, ka thënë ajo.

Sara nuk është martuar asnjëherë dhe para shtatë viteve vendosi të bëhej taksiste për të fituar para për familjen.

“Jam e dashuruar, por me zotin. Nuk kam kohë ta dashuroj tjetër kënd. Jam përgjegjëse për tërë familjen time. Nuk kam pasur kohë të dashurohem me askënd tjetër veç Zotit”, ka shtuar ajo.

Sara është bërë e famshme dhe e respektuar duke dëshmuar se një grua mund të punojë në Afganistan.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?