Kjo është përgjigja e Kadaj Bujupit për Avdullah Hotin

Kjo është përgjigja e Kadaj Bujupit për Avdullah Hotin

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj, duke folur për ftesat e koalicionit PAN për takime konsultative, ka thënë se nuk është e nevojshme që institucionet dhe përgjegjësitë institucionale të barten në takime të ndryshme, por u ka bërë thirrje të shkojnë në Kuvend dhe aty ta thonë fjalën e vet. “Ne e kemi bllokuar Kadri Veselin, […]

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj, duke folur për ftesat e koalicionit PAN për takime konsultative, ka thënë se nuk është e nevojshme që institucionet dhe përgjegjësitë institucionale të barten në takime të ndryshme, por u ka bërë thirrje të shkojnë në Kuvend dhe aty ta thonë fjalën e vet.

“Ne e kemi bllokuar Kadri Veselin, sepse ai është personi më i papërshtatshëm për ta drejtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëvendosje është subjekti fitues në vend dhe ne do të angazhohemi, sikurqë kemi bërë në të kaluarën, të bllokojmë zaptuesit e vendit dhe të zhbllokojmë vendin”, ka thënë Kadaj, transmeton Periskopi.

Kadaj ka folur edhe për bashkëpunimin me LAA si dhe për deklaratat e Avdullah Hoti, i cili ditë më parë tha se VV duhet të kërkojë falje për veprimet e veta në të kaluarën.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje është në koordinim dhe bashkëpunim me LAA dhe beson se edhe në të ardhmen do të vazhdojë njëjtë, ndërsa tha se veprimet e VV-së gjithmonë kanë qenë në shërbim të vendit.

“Të gjitha veprimet tona, në të gjitha kohërat, kanë qenë në shërbim të vendin, në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të vendin prandaj ne nuk kemi për çfarë të kërkojmë falje por do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e vendin. Kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit ku VV doli subjekti i parë më i votuari në vend”, u shpreh Kadaj. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?