Kjo është pasuria e Arban Abrashit, kandidatit të LDK’së për Prishtinën (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës sot edhe zyrtarisht ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të kryeqytetit, Abran Abrashi. Abrashi do të synojë ta marrë postin e të parit në Komunën e Prishtinës, të cilën për katër vite e udhëhoqi Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Periskopi. Abrashi, i cili për dy vite ka qenë Ministër […]
Abrashi do të synojë ta marrë postin e të parit në Komunën e Prishtinës, të cilën për katër vite e udhëhoqi Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Periskopi.
Abrashi, i cili për dy vite ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies sociale, del të jetë një nga zyrtarët më të pasur, sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shkruan Periskopi.
Në këtë Agjenci, vetëm te patundshmëritë, Abrashi ka deklaruar 930 mijë euro pasuri. Para që i mban në institucione financiare, Abrashi kishte deklaruar 66 mijë euro. 200 mijë euro, Abrashi kishte thënë se i ka detyrime, kurse rreth 2500 euro pagë mujore.
Klikoni këtu për të parë pasurinë që e ka deklaruar Abrashi në këtë Agjenci:
Ndërsa sot Abrashi shprehu bindjen e plotë se do të fitojë garën kundër Shpend Ahmetit në Prishtinë.
“Mundësitë për me fitu kundër Shpendit janë maksimale. Jam i nderuar për besimin që më është dhënë nga LDK. Falënderoj familjen për përkrahje. Kosova është në luftë mes dy ekstremeve, ku qytetari është vetëm instrument. Ne do tu ofrojmë zgjidhje qytetarëve për problemet e tyre. Qytetarët kanë problem me ndotje, transport, ndriçim e të tjera. Do të merrem me çështje të Komunës. Do të bashkëpunojmë edhe me Qeverinë”, tha Abrashi.
Përveç Abrashit nga LDK e Shpend Ahmetit nga VV, për Prishtinën në garë do të jenë edhe Arbër Vllahiu nga AAK, Lirak Çelaj nga PDK, Kushtrim Sheremeti nga Lëvizja për Bashkim, Avni Çakmaku nga “Fjala”./Periskopi












