Ja çfarë ndihme ka ofruar Rita për femrat e prekura nga tragjedia në Londër

Vetëm po i pe fytyrën, bindesh se ajo rrezaton mirësi dhe tani këtë po e dëshmon edhe me vepra. Rita Ora, këngëtarja me prejardhje kosovare që jeton në Londër, është kujdesur që të shohë buzëqeshje në fytyrat e grave që ishin të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër. Ajo e motra e saj, […]
Vetëm po i pe fytyrën, bindesh se ajo rrezaton mirësi dhe tani këtë po e dëshmon edhe me vepra.
Rita Ora, këngëtarja me prejardhje kosovare që jeton në Londër, është kujdesur që të shohë buzëqeshje në fytyrat e grave që ishin të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër.
Ajo e motra e saj, Elana Sahatçiu e cila ende e mbanë mbiemrin e vjetër të familjes, kanë dërguar produkte makijazhi për gratë, të cilat humbën shtëpitë e tyre prej zjarrit që përfshiu këtë kullë, shkruan Prive.
Këtë e ka bërë të ditur Elena, e cila ka publikuar edhe mesazhin drejtuar këtyre grave, duke prezantuar se produktet janë të markës së famshme britanike Rimmel, fytyrë e së cilës për një kohë të gjatë është Rita Ora.













