Kjo është ftesa e VV-së për koalicionin PAN

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca gjatë fjalës së ti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ka një apel për të gjithë. Ai ka ftuar deputetët e pranishëm në sallë që të angazhohen për t’i formuar institucionet në bazë të rezultateve të zgjedhjeve. Ai gjithashtu ka pasur një ftesë edhe për […]
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca gjatë fjalës së ti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ka një apel për të gjithë.
Ai ka ftuar deputetët e pranishëm në sallë që të angazhohen për t’i formuar institucionet në bazë të rezultateve të zgjedhjeve.
Ai gjithashtu ka pasur një ftesë edhe për koalicionin PAN.
“E ftojmë PAN që të ndërpres bojkotin dhe të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit”, tha ai.
Konjufca u kërkojë PAN-it një kompromis, duke kërkuar që mos ta propozojnë Kadri Veselin për kryetar.
“Kompromisi që ne po ua kërkojmë është që mos ta qësin për krytar një figurë e cila për shumicën e deputetëve është e papranueshme. Edhe për deputetët e Vetëvendosjes edhe për koalicionin LAA, Kadri Veseli është i papranueshëm”, ka Konjufca, transmeton Periskopi.
Sipas tij, kjo ia imponon Kuvendin zgjedhjen e një kryetari tjetër dhe nëse kjo ofrohet atëherë VV do të shqyrtojë propozimin për të ecur më tutje me konstituimin e Kuvendin të Kosovës.
Ai tha se institucionet nuk mund ta mbahen të bllokuara sepse vendi nuk ka kohë dhe para për të humbur. /Periskopi/












