A kishte lidhje me Shtetin Islamik atentatori i Finlandës?

A kishte lidhje me Shtetin Islamik atentatori i Finlandës?

Policia finlandeze e kategorizoi si atentat terrorist sulmin me thikë me dy të vrarë dhe tetë të plagosur në Turku. Tani hetuesit po verifikojnë nëse dorasi kishte kontakt me milicinë e IS. Në këtë rast, policia finlandeze po zhvillon hetime për shkak të vrasjes në dy raste dhe tentativës për vrasje në tetë raste “me […]

Policia finlandeze e kategorizoi si atentat terrorist sulmin me thikë me dy të vrarë dhe tetë të plagosur në Turku. Tani hetuesit po verifikojnë nëse dorasi kishte kontakt me milicinë e IS.

Në këtë rast, policia finlandeze po zhvillon hetime për shkak të vrasjes në dy raste dhe tentativës për vrasje në tetë raste “me synim terrorist”. Shkas për këtë kategorizim është sjellja e burrit të arrestuar para dhe gjatë kryerjes së veprës, tha shefi i Autoritetit Kombëtar të Policisë, KRP, Robin Lardot. Detaje të tjera ai nuk mund të jepte.

Sipas mendimit të policisë, ky sulm përputhet me modelin e atentateve të tjera me motive islamike në Evropë. Ende nuk është sqaruar, nëse 18 vjeçari i arrestuar kishte bashkëpunëtorë ose nëse ai është eventualisht anëtar i ndonjë rrjeti terrorist. “Profili i të dyshuarit i ngjan atyre të atentateve terroriste islamike në Evropë në të kaluarën e afërt”, tha shefi i Shërbimit të Fshehtë Finlandez, SUPO, Antti Pelttari. Një përfshirje e mundshme e milicisë terroriste “Shteti Islamik” është për këtë arsye “një nga çështjet qendrore” të hetimeve, konfirmoi Pelttari.

Sipas policisë, në rastin e të arrestuarit është fjala për një azilkërkues nga Maroku, që kishte shkuar në Finlandë në vitin 2016. Por motivi është i paqartë, sepse deri tani i arrestuari refuzon të japë çdo deklaratë. Veç kësaj, policia arrestoi katër marokenë të tjerë. Ata kanë “një lidhje” me dorasin, u bë e ditur. Kundër një të dyshuari të pestë, u nxorr një urdhër ndërkombëtar arresti.

Roli i të arrestuarve ende po hetohet, bëri të ditur policia. Ata janë vërtet në lidhje me të dyshuarin kryesor. Por nuk është e sigurtë, që ata kanë të bëjnë me sulmin me thikë. “Po të konfirmohet dyshimi për akt terrorist, atëherë kjo do të ishte hera e parë në Finlandë”, deklaroi kryeministri i Finlandës, Juha Sipilä. “Ne i druheshim kësaj: nuk jemi më ishull”. Por Finlanda vazhdon të jetë “një nga vendet më të sigurta të botës”, tha Sipilä.

Dorasi i dyshuar vrau të premten dy finlandeze dhe plagosi tetë vetë të tjerë përpara se policët ta ndalonin duke e qëlluar me armë në këmbë. Sipas të dhënave të policisë, personi po kurohet në klinikën universitare të Turkut. Atje u trajtuan nga pikëpamja mjekësore edhe shtatë viktima të atentatit.  Prej tetë të plagosurve, dy ishin nga Suedia dhe një viktimë nga Italia, bëri të ditur më tej policia.

Si reagim ndaj atentatit, autoritetet kanë përforcuar praninë në ambjente publike. Kontrollet janë përforcuar edhe në kufi. Të shtunën flamurët qëndruan në gjysmë shtizë. Kurse të dielën paradite u mbajt një minutë zi. /dw/.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?