Kimete Berisha shqetësohet nga ‘babinat’ e grave shqiptare: Zonja analfabete, janë zakone serbe

Kimete Berisha shqetësohet nga ‘babinat’ e grave shqiptare: Zonja analfabete, janë zakone serbe

Kimete Berishës duket se kësaj radhe vëmendjen ia kanë tërhequr festat që po bëhen së fundmi për fëmijët e porsalindur  apo “babinat” siç po i quajnë gratë shqiptare. Ajo ka reaguar për emërtimin që po u bëhet këtyre festave, pasi thotë se “babina” është fjalë serbe. Madje, thotë se “babinet” e reja shqiptare po i […]

Ajo ka reaguar për emërtimin që po u bëhet këtyre festave, pasi thotë se “babina” është fjalë serbe. Madje, thotë se “babinet” e reja shqiptare po i marrin edhe zakonet e vjetra të mitologjisë sllave, transmeton Periskopi.

Ajo u drejtohet edhe gjuhëtarëve, për të cilët thotë se po merren me politika ditore, e jo ato gjuhësore.

Përveç që emertimit, ajo flet edhe për rrjedhjen e kësaj feste dhe disa nga mitet, të cilat në raste të caktuara përdoren në Kosovë, ndonëse janë me origjinë sllave.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

‘Babinet’ e reja shqiptare që po i marrin zanatat e vjetra të mitologjisë sllave!

Për herë të parë në jetë fjalën ‘Babine’ e dëgjova dje.

Asnjë fjalor shqip, as i sinonimeve, as i shprehjeve të huaja nuk e spjegon çka do të thotë kjo fjalë, ama përjashta fjalorit, në jetën e përditshme, gratë shqiptare përditë po organizojnë ‘Babine’ që u thoshin përpara ‘bankete’ për fēmijët e posalindur.

Anglisht u thonë ‘Baby shower’, por ne shqiptarët, duke qenë se gjuhëtarit tanë merren me politikë ditore e jo me politikë gjuhësore, e kemi përvetësuar (pas luftës) prej serbëve shprehjen ‘Babine’, për ta quajtur festën e fëmijës së posalindur.

‘Babine’ i thonë serbët periudhës prej 40-të ditësh mbas lindjes së fëmiut, periudhë kjo që duhet ruajtur fëmiun nga e keqja, nga ‘Baba’, sipas mitologjisë së vjetër sllave, nga shpirtërat e ligë të plakave që e vizitojnë shtëpinë e të posalindurit për t’i bërë keq.

(Fjalori shqip e ka fjalë ‘Babo’ që u thonë dadove që i rrisin fëmijët me metoda primitive)

Gjuhëtarët shqiptarë nuk bëjnë zë, për ta ‘shpikur’ një fjalë shqip për këtë ‘festë’, por ‘Babina’ serbe vazhdon të bëjë bujë ndër shqiptarët, gratë tubohen kërcejnë e luajnë, për djalin që ka lindur, se për vajza nuk gëzohet kush.

Vlen për t’u theksuar se as vet gruaja shqiptare s’ka qejf t’i lind vajzë, se lëre më mashkulli. Dhe, dihet pse kjo mesele, për shkak se gruaja shqiptare hjek shumë ?.

Më shkoi dita ‘posht’ dje për ta gjetur kuptimin e ‘Babinave’ shprehje kjo që më asoconte në ‘Babetina u grožgje’ (Plaka n’rrush) ?.

Dhe, fjala e parë që më ngjante në këte shprehje ishte fjala ‘babica’, u kujtohet kjo shprehje që përdorej para luftës për ‘babicat sikushi’, dhe ‘babicat katilesha’, që u ndihmonin ose i pengonin nanat tona për të lindur nëpër spitalet e okupuara të Kosovës, ku flitej vetëm serbisht.

Festa ‘Babine’ ka hyrë në përdorim së voni nga ‘gradjankat’ shqiptare’, të cilat e kanë dëgjuar këtë

shprehje, gojë mbas goje, prej serbëve!

Pjesëmarrëset në ‘Babine’, Vuk Karaxhiçi i ka quajtur ‘Babinjarke’!

‘Babinet’ shqiptare, as që duan ta dinë (as nuk e dinë), se kjo shprehje nuk është shqip.

Pse organizohen ‘Babinat’, dhe çka bëhet aty!

Cilat janë bestytnitë që aplikohen në festën e ‘Babinave’, dhe a e dinë gratë shqiptare që merren me ‘Babina’ se të gjitha bestytnitë në botë janë të njëjta.

Për shembull, nëse lexon për bestytnitë ruse apo serbe, të duket se po lexon për bestytnitë shqiptare, kaq identike që janë!

Çka duhet të bëjmë kur shkojmë në ‘Babine’, që duhet të organizohen deri në pesë javë pas lindjes së fëmiut:

  1. T’i çojmë pite me djathë. Nëse fëmiu është djalë, do t’i zgjedh vajzat me kokall, e nëse është vajzë, s’do të mbetet pa u martuar.

Është e lejuar edhe alternativa tjetër: mund t’i çosh pite me mollë.

  1. Nëse i sapolinduri është vajzë, duhet t’ia dhuroni pulën me kry’, në mënyrë që mos të vrapojë gjatë jetës, si ‘pula pa kry’.

Assesi nuk i dhuroni peshk, sepse do të jetë i ‘pagojë’, si peshku;

As, këmbën e pulës nuk ia dhuroni, se fëmiu do të bëhet frikacak.

  1. Nuk i jepni askujt-asgjë, sepse gjatë kësaj kohe (40 ditë pas lindjes) nuk duhet të largoni asgjë nga shtëpia (përveç mbeturinave ?);
  2. Gatuani bukë pogaqe. Pogaqen duhet ta ndajë një person i pamartuar. Kafshatēn e parë të pogaqes duhet ta kafshojë beqarja apo beqari dhe e njëjta kafshatë duhet të vendoset në djepin e të sapolindurit për 40-të ditë;
  3. Gurabijat, ravaninë e ëmbëlsirat i mbështjellni n’boshqe.

Çorapat e kapuçat e leshtë ia lidhni te djepi nëse doni që djalit t’i bëhet mjekrra e dendur dhe e zezë.

E eurot, dihet, ia lëni nën jastëk.

P.S. ‘Festa e bebës’ mund ta quani këtë festë, oj zonja analfabete. Se, ndoshta s’kanë vdekur krejt gjuhëtarët shqiptarë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?