Kimete Berisha ‘detyrohet’ të regjistrohet në kurs për vetëmbrojtje, tregon 23 mësimet e para

Kimete Berisha ‘detyrohet’ të regjistrohet në kurs për vetëmbrojtje, tregon 23 mësimet e para

Publicistja Kimete Berisha dje ka njoftuar se është regjistruar në kursin për vetëmbrojtje. Në formë tallëse, ajo ka bërë publike 23 mësimet e para që ka mësuar në kurs. Ky ëshë shkrimi i saj i plotë: Përndryshe, sot jam regjistruar në kursin për ‘vetëmbrojtje’! Dhe derisa ta kryej kursin dhe të bëhem e zonja ta […]

Publicistja Kimete Berisha dje ka njoftuar se është regjistruar në kursin për vetëmbrojtje.

Në formë tallëse, ajo ka bërë publike 23 mësimet e para që ka mësuar në kurs.

Ky ëshë shkrimi i saj i plotë:

Përndryshe, sot jam regjistruar në kursin për ‘vetëmbrojtje’!

Dhe derisa ta kryej kursin dhe të bëhem e zonja ta mbroj veten, do të shkruaj vetëm për tema sociale ?.

Në jetë na kanë mësuar të ikim, por jo edhe të mbrohemi.

Mëso turlifarë vjershe palidhje, formula që s’të hynë gjë në punë, epin e Gilgameshit e Poseidonin kush hamami ka qenë, ku ndodhet Deti i Vdekur dhe pse quhet i vdekur, bisht mbas gardhi, mëso shqiptarët sende palidhje, për Grinlandën e Rrugën e Qumshtit, për trekëndëshin e Bermudeve dhe për historinë e letërsisë botërore, s’kanë lënë gjë pa na mësuar, me teorema të Pitagorës e me dyfishin e të parit here të dytit, po, edhe Marko Polo e dimë kush ka qenë, por kanë harruar të na mësojnë ta mbrojmë veten.

Shqiptarët janë të mirë në sulm (në të gjitha aspektet), por të dobët në vetëmbrojtje.

Në orën e parë të vetëmbrojtjes, i mora mësimet bazike, si vijon.

  1. Mësimi numër një: Ik.
  2. Mos dil natën (se nata s’ka ispat, përkatësisht, nuk ka dëshmitarë);
  3. Mos ec rrugës vetëm. Pështjellu me njerëz (pingalozu), mos ec qosheve;
  4. Nëse ndjen sikur dikush të përcjell-kjo do të thotë se dikush të përcjell përnjëmend;
  5. Bërtit me sa zë që ke nëse të sulmon dikush;
  6. Mbaj qëndrim serioz dhe tregoju me vetëbesim para sulmuesit.
    Sulmuesi i sulmon viktimat e dobëta, dhe kur të sheh ty që s’të lëviz çerpiku, atëherë matet mirë para se me t’sulmu;
  7. Nëse të sulmon, godite në këto organe:
    Më së miri kish qenë me dy gishtat e mëdhenj të dorës me ja ‘qorru’ sytë. Nëse nuk arrin me ja shtyp sytë, godite në hundë me dorë, kurse shtikllën shfrytëzoje me ja paralizu gjurin.
    Nëse sulmuesi është mashkull godite pamëshirshëm ndërmjet këmbëve, e nëse të sulmon naj hamshoricë (dhe nëse ke fat dhe ajo i ka flokët e gjata), atëherë kape për flokësh ose godite fort ndër sqetulla (që janë pikat e dobëta të femrave);
  8. Mos u trego i kulturuar. Mos e kurse asnjë mjet, çelësa, unaza, thonj, çadër, bastun (krrole) pa përdorë. Sidomos krrolja me t’qëllu me vete nuk kish pas t’pagumë;
  9. Nëse e vëren se të sulmon hajni, jepja menjëherë kuletën dhe ik, nëse e heton se të sulmojnë për arsye tjera, kafshoja veshin, dorën, gishtin, hiqja copë.
  10. Nëse e nxjerr sulmuesi thikën ik sa të mundesh.
  11. Nëse sulmuesi e mban dorën në xhep, dije se ka armë.
  12. Lutju Zotit dhe mos u dorëzo. Dije se nëse është shkruar me t’rreh-kanë me t’rreh;
  13. Dije se artet luftarake (karate, xhudo etj. s’bëjnë punë në rrugë). Në përleshjet e rrugës, s’ka art. Prandaj, tërbohu, mbroju si bishë.
  14. Mos u armiqëso me dy njerëz përnjëherë, sepse i treti e shfrytëzon rastin.
  15. Mos fillo lidhje dashurore të re, para se me përfundu lidhjen e vjetër;
  16. Mos i trego askujt (veç familjes) për problemet tua personale;
  17. Nëse je gazetar, mos i prek njerëzit në pasuri dhe në dashni (se s’ta falin);
  18. Mos u armiqëso me njerëz të dëshpëruar (i lagti për shi nuk ndin);
  19. Tregoju njerëzve (përhape legjenden për veten) se si ju jeni familje e madhe dhe i ke disa kusherinj ‘mangupa’, që s’të japin afat, mezi s’presin me bë bela;
  20. Dije se policia vijnë të fundit m’i mbledh eshnat (gjatë mbrojtjes, mos llogarit n’ta);
  21. Mbaj dietë se nuk mundesh me ik kur të ndjekin.
  22. Kujdesu, mos lyp rreh, as nën vetëdije.
  23. Nëse (m’o Zot) ndodh dhe ju rrahin, kurrëqysh mos i tregoni askujt, se gjysma e më shumë e atyre që ju njohin do të thonë ‘po mirë ja paskan ba’.

P.S. Për mësimet tjera ju informoj me kohë.

 

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik