Këto janë fjalët e Ramush Haradinajt për Majlinda Kelmendin pasi fitoi ‘Topin e Artë’

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Majlinda Kelemendin për marrjen e çmimit “xhudistja më e mirë e sotme”. Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj thotë se ky çmim është një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi. “Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe […]
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj thotë se ky çmim është një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi.
“Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin! Çmimi ‘Xhudistja më e mirë e sotme’ nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, është edhe një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi. Ajo po na jep një shembull si lartësohet Kosova! Me fat Xhudistja më e mirë sot, Majlinda Kelmendi! RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.












