Me këtë kusht, Pacolli thotë se mund ta votojë Veselin për kryeparlamentar

Me formimin e institucioneve do të formojmë edhe grupin tonë parlamentar sepse kemi koncepte të ndryshme me partitë edhe që jemi në koalicion me to. Andaj ne do të formojmë edhe grupin tonë parlamentar. Behgjet Pacolli ka thënë se ai nuk mund ta paragjykojë votën e tij për emrin e kryeparlamentarit të ri. Ka thënë […]
Me formimin e institucioneve do të formojmë edhe grupin tonë parlamentar sepse kemi koncepte të ndryshme me partitë edhe që jemi në koalicion me to. Andaj ne do të formojmë edhe grupin tonë parlamentar.
Behgjet Pacolli ka thënë se ai nuk mund ta paragjykojë votën e tij për emrin e kryeparlamentarit të ri. Ka thënë se nuk e njeh mirë Kadri Veselin pasiqë nuk ka punuar me të, por ka kërkuar që të mos i bëhet pyetja se a do ta votojë Veselin apo jo.
“Nuk mundem me e paragjyku votën time për Veselin apo për Milaim Zekën për shembull. Duhet të jetë një propozim serioz nga koalicioni PAN dhe më pas shohim cka mund të ndodh. Unë nuk kam punuar me zotin Veseli sepse s’kam qenë në legjislaturën e kaluar. Nuk duhet me e ditë dikush, pse po ia merrni prej moralit dikujt dicka që i takon. Vota është e shenjtë, ajo buron nga shpirti.Nëse mua më bind se ai është kandidati i duhur, atëherë unë do ta votoj”, ka thënë Pacolli. /Periskopi/












