Këta janë të ngarkuarit e VV’së dhe LAA’së për harmonizimin e programeve qeverisëse

Në takimin e sotëm midis VV-së dhe LDK-së, sipas një njoftimi për media, është diskutuar rreth situatës së krijuar në vend dhe nevojës së bashkëpunimit midis këtyre subjekteve politike, raporton Periskopi. Në atë takim u diskutua për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse. E Për t’u marrë me këtë punë, dhe për të […]
Në takimin e sotëm midis VV-së dhe LDK-së, sipas një njoftimi për media, është diskutuar rreth situatës së krijuar në vend dhe nevojës së bashkëpunimit midis këtyre subjekteve politike, raporton Periskopi.
Në atë takim u diskutua për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse.
E Për t’u marrë me këtë punë, dhe për të zhvilluar e intensifikuar takimet dhe bisedimet e përbashkëta, ata kanë ngarkuar deputetin e VV-së, Dardan Sejdiu dhe deputetin nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.
“Ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Periskopi/












