Këta janë dy kandidatët nga LDK e AKR që mund t’i hyjnë garës kundër Shpend Ahmetit për Prishtinën

Zgjedhjet e 11 qershorit Vetëvendosjen e nxorën edhe më lartë se 4 vite më parë. Me afrimin e zgjedhjeve lokale në muajin tetor, partitë kanë nisur përpjekjet për të gjetur kandidatët më të mirë për të marrë drejtimin e kryeqytetit. Deri më tash kandidatë të konfirmuar zyrtarisht mbeten vetëm Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, Arbër Vllahiu […]
Zgjedhjet e 11 qershorit Vetëvendosjen e nxorën edhe më lartë se 4 vite më parë.
Me afrimin e zgjedhjeve lokale në muajin tetor, partitë kanë nisur përpjekjet për të gjetur kandidatët më të mirë për të marrë drejtimin e kryeqytetit.
Deri më tash kandidatë të konfirmuar zyrtarisht mbeten vetëm Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, Arbër Vllahiu nga AAK dhe Avni Çakmaku nga partia Fjala.
LDK-ja, PDK-ja, AKR-ja e as Nisma nuk kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për kryetar të Prishtinës.
Megjithatë, Periskopi nga burime të vetat merr vesh se kryetari aktual i kryeqytetit, Shpend Ahmeti mund të përballet me kandidatë më seriozë nëse AKR kandidon Behgjet Pacollin dhe LDK Avdullah Hotin.
Siç merret vesh nga një burim, edhe Pacolli edhe Hoti po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e kandidimit për Prishtinën, përkundër faktit se asnjëri prej kandidatëve nuk është përfolur shumë nëpër media lidhur me këtë garë.
Si kandidat i mundshëm i LDK-së më së shumti është përfolur Ismet Beqiri dhe Vjosa Osmani, megjithatë Beqiri është parë si humbës i sigurt ndaj Ahmetit derisa Osmani nuk ka shprehur vullnetin që t’i hyjë garës. /Periskopi/












