Kështu e arsyeton Muharrem Sfarqa rrahjen që iu bë biznesmenit ferizajas nga dajtë e tij (Video)

Kështu e arsyeton Muharrem Sfarqa rrahjen që iu bë biznesmenit ferizajas nga dajtë e tij (Video)

Biznesmeni Ismet Kamenica ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të Ferizajt se e kanë rrahur sekserët e tij. Mirëpo, Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka mohuar se ka gisht në këtë rrahje. Ka thënë se duhet drejtësia të sqarojë këtë situatë. Ai ka paralajmëruar edhe padi për shpifje. Reagimi i Kryetarit të Ferizajt, Muharrem […]

Biznesmeni Ismet Kamenica ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të Ferizajt se e kanë rrahur sekserët e tij. Mirëpo, Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka mohuar se ka gisht në këtë rrahje.

Ka thënë se duhet drejtësia të sqarojë këtë situatë.

Ai ka paralajmëruar edhe padi për shpifje.

Reagimi i Kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa:

Reagim ndaj intervistës së Ismet Kamenicës në TV TEMA Lidhur me intervistën e Ismet Kamenicës në TV TEMA më 19 gusht 2017 dhe sidomos lidhur me disa shpifje të tij, dëshiroj t’i bëj këto sqarime: Së pari, unë nuk mbaj përgjegjësi ndaj sjelljes së dajëve të mi, as të asnjë personi mbi moshën 18 – vjeç, por betohem në vlerat më të larta që i çmoj, se nuk kam asnjë lidhje me çështjet që i përmend Ismet Kamenica në intervistën e transmetuar në TV TEMA;  Si kryetar komune më vjen keq për incidentin që i ka ndodhur këtij personi, siç do të më vinte keq për çdo qytetar tjetër dhe u bëj thirrje organeve të policisë dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë sa më parë rastin;  Çdokush është i lirë të dyshojë për çfarë të dojë, por të gjitha akuzat që dalin në këtë intervistë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua. Çështjen e lejeve ndërtimore duhet sqaruar me Drejtorinë e Urbanizmit;  Mosmarrëveshjet lidhur me lejen e një objekti, z. Kamenica duhet t’i zgjidh përmes rrugëve ligjore në organet përkatëse dhe nuk ka përse të më ngatërrojë mua në këto çështje;  Jam thellë i bindur se incidenti i z. Kamenica është pasojë e borxheve ose e raporteve të tij me personat me të cilët është në konflikt për çështje ndërmjet tyre, të cilat ata duhet t’i sqarojnë me ndihmën e organeve të drejtësisë.  Mendoj se transmetimi i një interviste me akuza të tilla në TV TEMA në këtë kohë, nuk është i rastit, meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe në kohën kur është konfirmuar kandidatura ime për kryetar komune. Me sa duket TV TEMA ka marrë përsipër të vihet në shërbim të forcave të caktuara politike, duke zbatuar agjendën e tyre, në dëmin tim. Dëshiroj ta njoftoj publikun se kam filluar konsultimet me njohës të drejtësisë për të paditur ata që keqpërdorin emrin tim, duke më akuzuar për çështje me të cilat nuk kam asnjë lidhje.  Hollësi të tjera lidhur me këto çështje, do të jepen në konf erencën me gazetarë më 21 gusht, ora 11.00 në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt.  Muharrem Svarqa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?