Kandidati i LDK-së për Prizrenin – Hatim Baxhaku apo Driton Selmanaj?

Kandidati i LDK-së për Prizrenin – Hatim Baxhaku apo Driton Selmanaj?

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka vendosur përfundimisht se me kë do të garojë për zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Prizrenit. Dy emrat kryesorë që po përmenden janë, ish-deputeti Hatim Baxhaku dhe deputeti i ri i LDK-së, Driton Selmanaj. Për këtë çështje LDK-ja është mbledhur të mërkurën në mbrëmje për të […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka vendosur përfundimisht se me kë do të garojë për zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Prizrenit.

Dy emrat kryesorë që po përmenden janë, ish-deputeti Hatim Baxhaku dhe deputeti i ri i LDK-së, Driton Selmanaj.

Për këtë çështje LDK-ja është mbledhur të mërkurën në mbrëmje për të debatuar se për cilin nga këta të dy do të vendosin përfundimisht.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka thënë Klan Kosovës pas takimit, se për shkak të rëndësisë së kësaj komune, njëjtë sikur në Prishtinë, ende nuk kanë vendosur për kandidatin.

“Në këtë takim janë diskutuar disa emra për pretendentë për kryetar të Prizrenit, kryesorët Hatim Baxhaku dhe Driton Selmanajt”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

Ndërsa vet Driton Selmanaj, duke folur për këtë çështje në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se ai ende nuk e di se si do të vendos LDK, porse do të ishte i gatshëm ta marrë këtë detyrë nëse ia cakton partia.

“Unë jam i gatshëm nëse kërkohet nga unë, nuk u iki përgjegjësive”.

Kurse, Haxhi Avdyli nga LDK, në një intervistë për Klanin, pohoi se për Baxhakun ka një mbështetje të madhe, porse edhe ata që kanë ide të tjera kanë vendosur t’i dëgjojnë para se të marrin vendimin final.

“Mbi 95 për qind kanë dhënë përkrahje për Hatim Baxhakun”, pohoi Avdyli.

“Baxhaku ka përkrahej edhe të degës së LDK-së në Prizren. Është i respektuar si mjek dhe si politikan në këtë komunë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?