Kamioni përplas për vdekje shqiptarin në Londër

Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion, teksa po shkonte në punë, me biçikletë. Ardian Zagani u përplas nga një kamion ‘Ford Transit’ rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës. Edhe pse 30-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgon, ai nuk mundi të […]
Ardian Zagani u përplas nga një kamion ‘Ford Transit’ rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës.
Edhe pse 30-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgon, ai nuk mundi të shpëtonte i gjallë nga aksidenti.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Camden, Holloway”, dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i disatë që aksidentohej për vdekje në Londër.
30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin “Haringey”.
Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën “Camden”, të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre.












