Kamioni merr veturën me vete dhe hynë në lokalin ku kishte shumë njerëz (Video/Foto)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua u shtyp nga një kamion që barte çimento pasi u rrokullis duke u përplasur para një dyqani. Kamioni i madh barte qindra thas çimentoje ku destinacionin e kishte në një kodër në Rio Verde të Brazilit të martën në mëngjes. Por frenat si duken dështuan dhe ai […]
Kamioni i madh barte qindra thas çimentoje ku destinacionin e kishte në një kodër në Rio Verde të Brazilit të martën në mëngjes.
Por frenat si duken dështuan dhe ai u rrokullis duke e goditur një makinë të parkuar para një dyqani të tipit Fiat Uno përpara se të futej në një dyqan elektrik dhe ta shtypte një grua.
Këtë ngjarje e kanë kapur kamerat e sigurisë duke shfaqur pamje të stafit të dyqanit të cilët përpiqen t’i shpëtojnë kësaj përplasje të tmerrshme.
Edhe pse përplasja ndaj personave ishte shumë e ashpër për çudi askush nuk është lënduar. Gruaja e cila është shtypur ka pësuar disa plagë si thyerja e krahut.
Më pas, ajo është ndihmuar nga zjarrfikësit për t’u dërguar në spital për shërim./Periskopi/


















